Lokalet 2021

Në Podujevë, VV-ja e LDK-ja shkelin masat

 

Turma të mëdha të njerëzve kanë përcjell dy prej kandidatëve kryesorë për kryetar të Podujevës në sheshin e këtij qyteti, Shpejtimin Bulliqin e Vetëvendosjes dhe Ekrem Hysenin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke shkelur masat anti-COVID.

Bulliqi kishte postuar fotografi në profilin e tij në Facebook mbrëmjen e së mërkurës nga tubimi i Vetëvendosjes, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.