Zëvendësdrejtori ekzekutiv i “Giorgio Armani”, Giuseppe Marsocci, pritet të emërohet drejtor i përgjithshëm (CEO) i shtëpisë së famshme italiane të modës, ka bërë të ditur një burim për agjencinë Reuters, duke konfirmuar raportimet e mediave lokale.
Sipas burimit, vendimi do të miratohet në mbledhjen e bordit që do të mbahet të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarsocci, i cili në profilin e tij në platformën LinkedIn figuron edhe si Global Chief Commercial Officer, do të marrë detyrën që më parë e mbante vetë themeluesi i brendit, Giorgio Armani, i cili ka vdekur në muajin shtator.
Si drejtor i ri ekzekutiv, Marsocci do të ketë për detyrë të udhëheqë kompaninë gjatë një periudhe të madhe ndryshimesh, përfshirë shitjen e një pjese prej 15 për qind të aksioneve, ku përparësi do t’u jepet gjigantëve si LVMH, L’Oréal apo EssilorLuxottica, ose ndonjë grupi tjetër “me status të barabartë”, siç është përcaktuar në testamentin e Armanit.
Grupi “Giorgio Armani” ka refuzuar të komentojë mbi emërimin apo planet e ardhshme.