Reliket e viruseve të lashta – që kanë kaluar miliona vite të fshehura brenda ADN-së njerëzore – ndihmojnë trupin të luftojë kancerin, thonë shkencëtarët.
Studimi nga Instituti Francis Crick tregoi se mbetjet e fjetura të këtyre viruseve të vjetër zgjohen kur qelizat kancerogjene dalin jashtë kontrollit.
Kjo ndihmon pa qëllim sistemin imunitar të synojë dhe sulmojë tumorin, raportoi BBC.
Ekipi dëshiron të shfrytëzojë zbulimin për të krijuar vaksina që mund të nxisin trajtimin e kancerit, apo edhe ta parandalojnë atë.
Studiuesit kishin vënë re një lidhje midis mbijetesës më të mirë nga kanceri i mushkërive dhe një pjese të sistemit imunitar, të quajtur qeliza B, të grumbulluara rreth tumoreve.
Qelizat B janë pjesa e trupit tonë që prodhon antitrupa dhe njihen më mirë për rolin e tyre në luftimin e infeksioneve, siç është Covid.
Edhe
Njerëzit që jetojnë mbi 100 vjeç kanë më shumë qeliza imunitare që luftojnë kancerin
"Doli që antitrupat po njohin mbetjet e atyre që quhen retroviruse endogjene", tha Julian Downward, drejtor i kërkimit në Institutin Francis Crick.
Megjithatë, kaosi mbizotëron brenda një qelize kanceroze kur ajo po rritet në mënyrë të pakontrolluar dhe kontrolli dikur i rreptë i këtyre viruseve të lashtë humbet.
-
Proteina në qelizat kancerogjene mund të mbrojë trurin nga demenca
-
Disa antitrupa të sistemit imunitar e mposhtin kancerin. A mund të kthehet kjo në ilaç?
-
Shkencëtarët zbulojnë mënyrën për ta “rinovuar” përkohësisht sistemin imunitar
-
Vaksinat anti-COVID mund të ndihmojnë disa pacientë me kancer të luftojnë tumoret