Lifestyle

Valët vdekjeprurëse të të nxehtit kërcënojnë të moshuarit

Sociologu Eric M. Klinenberg, i cili shkroi për katastrofën në librin e tij, ka vënë në dukje se kontaktet sociale mund t'i mbrojnë të moshuarit gjatë fatkeqësive. “Njerëzit e moshuar janë më të prirë të jetojnë vetëm,”, ka shpjeguar ai, “dhe ata kanë më shumë gjasa të vdesin”. Kjo është e vërtetë për të gjitha motet ekstreme

Ndihmësmjekët e thirrur në një komunitet të pensionistëve në Arizona verën e kaluar gjetën një grua 80-vjeçare brenda shtëpisë së saj, e ngufatur në nxehtësinë mbytëse, 37 gradë C, që ajo vuajti për ditë të tëra pasi kondicioneri i saj iu prish. Përpjekjet për ta ringjallur dështuan dhe vdekja e saj u vlerësua nga ekspozimi ndaj nxehtësisë mjedisore, rënduar nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Në zonë më të nxehtë të Amerikës, të moshuarit si banorja e shtëpisë të Sun Lakes përbënin shumicën e 77 njerëzve që vdiqën verën e kaluar nga nxehtësia e zjarrtë brenda shtëpive të tyre, pothuajse të gjithë pa ajër të kondicionuar. Tani rreziqet e nxehtësisë të njohura prej kohësh në Phoenixin e madh po bëhen të njohura në mbarë vendin pasi ngrohja globale krijon sfida të reja për t’i mbrojtur të moshuarit.

Nga Paqësori Veriperëndimor në Çikago në Karolinën e Veriut, klinikat shëndetësore, shërbimet komunale dhe qeveritë lokale po bëjnë teste për t'i mbajtur të moshuarit të sigurt kur temperaturat rriten. Ata po miratojnë rregulla për shkyçjen e energjisë elektrike, duke njoftuar se kur duhet ndezur klimatizimi komunal dhe duke përmirësuar komunikimin me njerëzit në rrezik që jetojnë vetëm.

I ndodhur në shkretëtirën Sonoran, Phoenix dhe periferitë e tij janë në pikën zero për vdekjet e lidhura me nxehtësinë në SHBA. Vdekje të tilla janë aq të zakonshme, saqë qarku më i madh i Arizonës mban një regjistrim javor në internet gjatë sezonit të nxehtë gjashtëmujor nga maji deri në tetor. Temperaturat këtë vit tashmë po arrinin majat e viteve '90 në javën e parë të prillit.

Një botë në ngrohje

“Phoenix është me të vërtetë modeli për atë që do të shohim edhe në vende të tjera”, ka theksuar studiuesja Jennifer Ailshire, një vendëse nga qyteti i shkretëtirës tani në Shkollën e Gerontologjisë, Leonard Davis të Universitetit të Kalifornisë Jugore, ku ajo studion, se si faktorët mjedisorë ndikojnë në shëndet. “Bota po ndryshon me shpejtësi dhe kam frikë se nuk po veprojmë aq shpejt për t’i mësuar njerëzit se sa e dëmshme mund të jetë rritja e temperaturave”.

Një studim i vitit 2021 ka vlerësuar se më shumë se një e treta e vdekjeve nga nxehtësia në SHBA çdo vit mund t'i atribuohet ngrohjes globale të shkaktuar nga njerëzit. Ai gjeti më shumë se 1100 vdekje në vit nga nxehtësia e shkaktuar nga ndryshimet klimatike në rreth 200 qytete të SHBA-së, shumë në Lindje dhe Mesperëndim, ku njerëzit shpesh nuk kanë ajër të kondicionuar ose nuk janë të përshtatur me motin e nxehtë. Një studim tjetër ka treguar se në dekadat e ardhshme nxehtësia e rrezikshme do të godasë pjesën më të madhe të botës të paktën tri herë më fort sesa përkeqësohet ndryshimi i klimës.

Image

Të izoluar dhe të pambrojtur, viktimat e nxehtësisë vitin e kaluar gjatë verës më vdekjeprurëse të regjistruar në kontenë Maricopa përfshinin një çift në të 80-tat e tyre pa të afërm të njohur, një grua 83-vjeçare me demencë që jetonte vetëm pasi burri i saj hyri në qendrën kujdestare dhe një 62-vjeçar, refugjat nga Ruanda, të cilit iu prish kondicioneri.

Teksa shumica e 378 vdekjeve të konfirmuara të qarkut të lidhura me nxehtësinë, ata që vdiqën në ambiente të mbyllura ishin veçanërisht të prekshëm për shkak të izolimit, problemeve të lëvizshmërisë ose problemeve mjekësore pasi temperaturat jashtë verës arritën 46.1 gradë C.

Njerëzit e moshuar afroamerikanë, me një tendencë më të madhe për sëmundje kronike si diabeti, obeziteti dhe presioni i lartë i gjakut janë veçanërisht të rrezikuar.

Në Çikago tri gra afrikano-amerikane në të 60-at dhe të 70-at vdiqën në pranverën e vitit 2022, kur ngrohja e kontrolluar nga qendra në kompleksin e tyre të banimit mbeti e ndezur dhe ajri i kondicionuar ishte i fikur pavarësisht motit të papërshtatshëm në mes të majit.

Një numër i papërcaktuar i të moshuarve vdiqën gjatë verës së vitit 2021 kur një valë e papritur e të nxehtit përfshiu Paqësorin Veriperëndimor të SHBA-së. Kanadaja raportoi se mjekët konfirmuan se më shumë se 600 njerëz vdiqën nga të nxehtit.

Kontrollimi i njerëzve në moshë

Shumë qytete të SHBA-së, përfshirë Phoenixin, kanë plane për të mbrojtur njerëzit gjatë valëve të të nxehtit, duke hapur qendra freskuese dhe duke shpërndarë ujë në shishe.

Por shumë njerëz të moshuar kanë nevojë për vëmendje të personalizuar, ka theksuar dr. Aaron Bernstein, i cili drejton Qendrën për Klimën, Shëndetin dhe Mjedisin Global në Harvard T.H. Chan, shkolla e shëndetit publik.

“Nëse je i moshuar dhe i sëmurë, nuk ka gjasa të hysh në Uber ose në autobus për të arritur në një qendër freskuese”, ka thënë Bernstein, i cili kujton një valë të nxehtë të vitit 1995 që la të vdekur 739 persona, kryesisht të moshuar në Çikago, vendlindjen e tij.

Sociologu Eric M. Klinenberg, i cili shkroi për katastrofën në librin e tij “Heat Wave: A Social Autopsy of Disaster in Chicago”, ka vënë në dukje se kontaktet sociale mund t'i mbrojnë të moshuarit gjatë fatkeqësive.

“Njerëzit e moshuar janë më të prirë të jetojnë vetëm”, ka shpjeguar ai, “dhe ata kanë më shumë gjasa të vdesin”. Kjo është e vërtetë për të gjitha motet ekstreme.

Kur uragani Katrina shkatërroi Luizianën në vitin 2005, rreth gjysma e 1000 njerëzve të vdekur ishin 75 vjeç e lart, shumica e tyre u mbytën kur shtëpitë e tyre u përmbytën.

Çikago inkurajon banorët që të kontrollojnë të afërmit dhe fqinjët më të vjetër në ditët e nxehta dhe punonjësit e qytetit të vizitojnë shtëpitë e njerëzve.

Përktheu: Blerta Haxhiu