Sindroma misterioze e Havanës që goditi dhjetëra diplomatë dhe personel ushtarak në vende të ndryshme të botës, duke filluar nga Kuba, mund të jetë shkaktuar nga valët elektromagnetike ose ultratingujt, bëri të ditur shërbimi sekret amerikan, bazuar në studimin e një grupi ekspertësh teknologjikë dhe mjekësh, raporton agjencia Ata.
Ky raport bie ndesh me konkluzionet e fundit lëshuar nga i njëjti shërbim sekret, që e kishte përjashtuar ndërhyrjen e stimujve të jashtëm.
Sipas ekspertëve, nga qindra rastet e shqyrtuara, ”një pjesë nuk mund të shpjegohet lehtë me kushte mjedisore ose mjekësore dhe mund të jetë për shkak të stimujve e jashtëm”.
Sipas mendimit të tyre, valët elektromagnetike ose ekografitë, të lëshuara në një distancë të shkurtër, mund të shkaktojnë disa “incidente jonormale shëndetësore”.
”Teknologjia që shkakton simptomat e vërejtura (dhimbje koka, të përziera, marramendje, madje edhe lëndime neurologjike) ekziston dhe është e mundur të krijohet përmes pajisjeve që janë të lehta për t’u fshehur dhe të afta për të dërguar këto valë”, specifikuan studiuesit.
Kanë qenë vitet 2016 dhe 2017 kur për herë të parë në Kubë, disa diplomatë amerikanë dhe kanadezë u ankuan për një sërë simptomash, përfshirë marramendjen, humbjen e ekuilibrit, dëgjimit dhe rritje të ankthit. Që nga ajo kohë, sëmundja u quajt Sindroma e Havanës.
-
Raporti që lidh inteligjencën ruse me sëmundjen misterioze “Havana”
-
Raportohet për raste me sindromin “Havana” edhe në Ambasadën e SHBA-së në Kolumbi
-
SHBA-ja zgjidh më në fund misterin e “sindromës së Havanës”
-
Policia në Berlin po heton rastet me sindromën Havana në Ambasadën Amerikane
-
Kuba goditet për herë të dytë brenda një jave nga ndërprerja e energjisë elektrike