Botë

Raportohet për raste me sindromin “Havana” edhe në Ambasadën e SHBA-së në Kolumbi

Zyrtarët amerikanë po hetojnë për raste të mundshme me sëmundjen e sindromit të “Havanas” në Kolumbi, pak ditë para vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, raporton BBC.

Stafi i Ambasadës së SHBA-së në Bogota mund të ketë marrë lëndime nga sëmundja misterioze, që shkakton zhurmë të dhimbshme në veshë, lodhje e marramendje.

I raportuar për herë të parë në Kubë në vitin 2016, diplomatët amerikanë nëpër botë që nga atëherë kanë raportuar raste me këtë sindromë.

Origjina është e panjohur, disa spekulojnë se është ndonjë lloj arme.

Të martën, Wall Street Journal ka raportuar se në emailat e dërguar nga ambasadori amerikan në Kolumbi, Philip Goldberg, është konfirmuar një numër i “incidenteve të pashpjegueshme shëndetësore” apo UHI-s – term që përdoret për sindromin Havana – që nga shtatori.

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, ka thënë se po e heton rastin. Ai ka thënë se SHBA-ja po drejton një hetim.