Policia gjermane po heton një numër të rasteve të të ashtuquajturës sindroma Havana në Ambasadën e SHBA-së në Berlin, një sërë simptomash misterioze që besohet se kanë prekur 200 dipomatë amerikanë, zyrtarë dhe familjarë në botë.
Policia ka nisur hetimet prej gushtit pas raportit të gazetës Der Spiegel lidhur me këto raste.
Sindroma Havana u bë publike së pari më 2016 pasi dhjetëra diplomatë në Ambasadën e SHBA-së në Havana, Kuba, u ankuan për simtoma të ngjashme.
Simptomat përfshijnë migrenë, të vjella, humbje të kujtesës dhe marramendje.
Artikuj të ngjashëm
-
Raporti që lidh inteligjencën ruse me sëmundjen misterioze “Havana”
-
Raportohet për raste me sindromin “Havana” edhe në Ambasadën e SHBA-së në Kolumbi
-
SHBA-ja zgjidh më në fund misterin e “sindromës së Havanës”
-
Valët elektromagnetike mund të jenë shkaktare të Sindromës së Havanës
-
Gjermania heton tri raste të shtetasve të saj që u është mohuar hyrja në SHBA