Vaksinat kundër COVID-19 gjatë shtatzënisë mund ta mbrojnë foshnjën pasi të linden dhe të çojnë në më pak hospitalizomë të foshnjave, thuhet në studimin qeveritar të SHBA-së të publikuar të martën, raporton AP.
Studimi është i pari që tregon përfitimet potenciale për foshnjat e porsalindura nga nënat që kanë marrë dy dozat e Pfizerit ose Modernas gjatë shtatzënisë, ka thënë Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Ishte e ditur se antitrupat e zhvilluar nga vaksinat, transferohen te fetusi.
Foshnjat në studim u trajtuan në 20 spitale në 17 shtete, gjatë valës së Deltas dhe Omicronit.
Rezultatet ofrojnë një tjetër arsye që shtatzënat të vaksinohen.
Rreth 2/3 e shtatzënave në SHBA janë plotësisht të vaksinuara; shumica të vaksinuara para shtatzënisë.
-
Vaksina kundër Covidit gjatë shtatzënisë mbron fëmijën në muajt e parë të jetës
-
Marrja e vaksinës së Covidit në tremujorin e parë të shtatzënisë konsiderohet e sigurt dhe efektive
-
Antitrupat nga shtatzënat e vaksinuara kalojnë edhe te foshnjat
-
Vaksinat anti-COVID efektive tek gratë shtatzëna dhe gjidhënëse
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës