Lifestyle

Vaksina e Pfizerit dështon të prodhojë imunitetin e pritur te fëmijët

Prodhuesi i vaksinave Pfizer ka thënë se provat e vaksinës së saj te fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç tregojnë se ajo nuk siguroi imunitetin e pritur tek fëmijët e kësaj moshe, dhe po shton një dozë të tretë.

Kompania vendosi të shtojë dozën e tretë për të gjithë fëmijët dhe foshnjat e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç pasi këshilltarët e saj të jashtëm hodhën një vështrim në të dhënat e deritanishme.

Ai tregoi se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNtech nuk po prodhonin imunitetin e pritur tek fëmijët 2 deri në 5 vjeç, megjithëse ato po e bënin këtë për foshnjat deri në moshën 2 vjeç.

Kështu që kompania tha se do të "ndryshojë" provën për të shtuar një dozë të tretë, raporton CNN.

"Studimi tani do të përfshijë vlerësimin e një doze të tretë prej 3 mikrogramësh të paktën dy muaj pas dozës së dytë për të siguruar nivele të larta mbrojtjeje në këtë grupmoshë të re", tha kompania.

Pfizer kishte ulur madhësinë e dozës për fëmijët. Për grupmoshën 12 vjeç e lart, doza është 30 mikrogramë e vaksinës. Pfizer dhe BioNTech e ulën këtë në 10 mikrogramë për fëmijët 5 deri në 11 vjeç dhe e ulën edhe më pak, në 3 mikrogramë dozë, për fëmijët më të vegjël.

Testet e hershme kishin treguar se kjo dozë e vogël do të prodhonte një përgjigje të fortë imune tek fëmijët dhe do të minimizonte rrezikun e efekteve anësore.

Por të dhënat e përkohshme tregojnë se ky regjim i dozës së vogël nuk prodhoi përgjigjen e pritur imune tek fëmijët 2 deri në 5 vjeç.

Kompania gjithashtu do të testojë dozat e treta te fëmijët më të rritur, të cilët nuk kanë ende autorizim për doza përforcuese të vaksinës. Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç dhe 12 deri në 15 vjeç do të marrin injeksione të treta me dozë të plotë në prova.