Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet që ndihmojnë për një disponim të mirë

Ndodh shpesh që ushqimet të ndikojnë në humorin tonë për mirë apo keq. Për t’u ndier më mirë dhe për të luftuar humorin e keq, ushqyerja korrekte mund t’ju vijë në ndihmë.

Drithërat integrale, mishrat pa dhjamë, peshku, frutat dhe perimet e sezonit e furnizojnë trupin me vitamina, minerale dhe substanca të tjera të vlefshme që mund të përmirësojnë humorin dhe ta largojnë nervozën.

Ndryshe nga ç’mund të mendohet, konsumi i tepërt i ushqimeve të pasura me sheqerena të rafinuara dhe kafeinë, mund të ketë efekt të kundërt dhe t’i bëjë më intensive sëmundjet e vogla sezonale.

Ushqimet që ju rritin humorin janë këto:

Bajamet

Edhe Ushqimet e përditshme që ndihmojnë shëndetin mendor Lifestyle Ushqimet e përditshme që ndihmojnë shëndetin mendor

Bajamet dhe frutat e tjera të thata sigurojnë sasi të larta magnezi, një mineral që ndihmon për të luftuar lodhjen psiko-fizike.

Lakra

Na furnizon me acid folik i cili rregullon serotoninën, hormonin e humorit të mirë.

Sardelet

Janë një minierë acidesh yndyrore esenciale omega 3, të dobishme për të luftuar lodhjen, humorin e luhatshëm dhe mungesën e përqendrimit.

Brokoli

Furnizon trupin me hekur e magnez, minerale të çmuara për të larguar nervozën, plogështinë dhe lodhjen.

Kosi

Edhe Ushqimet që rrisin disponimin Lifestyle Ushqimet që rrisin disponimin

Përmban kalcium dhe minerale të tjera të çmuara, të dobishme për t’i menaxhuar më mirë nervat dhe emocionet.

Drithërat integrale dhe bishtajat

Kur konsumohen së bashku na furnizojnë me një miks karbohidratesh komplekse, proteinash, mineralesh dhe vitaminash të cilat favorizojnë gjendjen e mirë të humorit.

Fara kungulli

Përmbajnë acide yndyrore omega-3, kripëra minerale antistres, si magnezi e zinku, vitaminë E, të gjithë elemente që prodhojnë neurotransmetues të humorit të mirë.

Vezët

Janë një koncentrat i vërtetë substancash aleate të disponimit të mirë falë zinkut, omega-3 dhe triptofanit.

Edhe 5 ushqime që rrisin disponimin Lifestyle 5 ushqime që rrisin disponimin

Kivi

Kivi siguron sasi të rëndësishme të vitaminës C, një substancë që merr pjesë në sintezën e neurotransmetuesve të humorit të mirë. Përveç kësaj, siguron kalcium dhe magnez që e sigurojnë mirëqenien psiko-fizike/Neps.al.