Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet e shëndetshme për trurin

Është e natyrshme që truri të ndryshojë me kalimin e kohës ndërsa plakemi. Gjatë viteve të mëvonshme të jetës, ka më shumë gjasa të përjetohen ndryshime në funksionin njohës që ndikojnë në aftësitë e arsyetimit, planifikimit dhe zgjidhjes së problemeve, si dhe kujtesën dhe aftësinë për të kuptuar koncepte komplekse. Dhe ndërsa ndryshimet e lehta njohëse përgjithësisht konsiderohen si një aspekt normal i plakjes, disa njerëz pësojnë rënie më serioze të funksionit njohës të lidhura me moshën. Por mos harroni, dieta mund të luajë një rol të madh për të ndihmuar në ngadalësimin e ndikimit që plakja mund ta ketë në trurin tuaj.

Ekspertët shëndetësorë dhe nutricistët profesionalë, rekomandojnë ngrënien e këtyre ushqimeve për një shëndet më të mirë të trurit.

Peshku

Nëse jeni një adhurues i ushqimeve të detit që dëshironi të përqendroheni në forcimin e shëndetit të trurit, përfshirja e sasive më të mëdha të peshkut në dietën tuaj - veçanërisht peshku i yndyrshëm - është një zakon i dobishëm ushqimor për t’u adoptuar. Dy racione peshku në javë janë të shkëlqyera për shëndetin e trurit, pasi acidet yndyrore omega janë të dobishme në rindërtimin e mielinës, e njohur ndryshe si izolimi rreth trurit. Në fakt, një raport i vitit 2020 i publikuar në “Frontiers in Aging Neuroscience”, zbuloi se ngrënia e peshkut mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës me kalimin e kohës dhe njohjes së përgjithshme tek individët e shëndetshëm.

Arrat

Për ata që u pëlqen të ushqehen me një grusht arra, mund të dëshironi ta bëni atë një zakon të rregullt. Një studim i fundit zbuloi se studentët e kolegjit të moshës 18-25 vjeç që konsumonin 60 gram arra në baza ditore, kishin performancë më të mirë njohëse dhe të menduarit kritik, sesa ata që nuk hanin arra. Ato ndihmojnë në riparimin e dëmtimit të trurit duke rimbushur acidet yndyrore si dhe vitaminën E.

Edhe Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e trurit Lifestyle 1 muaj më parë Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

Frutat e malit

Ngrënia e frutave dhe perimeve të freskëta në baza ditore është diçka që mjekët ua rekomandojnë pacientëve, sepse shumë nga këto ushqime kanë vitaminë C si dhe antioksidantë të dobishëm për të riparuar indet e trurit dhe membranat qelizore. Përveç kësaj, rekomandohet në mënyrë specifike futja e frutave të malit në dietën tuaj sepse kanë mikronutrientë, mikroelemente dhe nivele të larta të antioksidantëve që janë të dobishëm për të riparuar dhe rivendosur funksionin e trurit.