Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Tre ushqime për të forcuar sistemin imunitar gjatë dimrit

Gjatë dimrit trupi ynë ka nevojë për ushqime që do ta mbrojnë nga bakteret dhe viruset.

Ekspertët sugjerojnë tre ushqime që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve sezonale.

Bajamet – janë burim i 15 përbërësve ushqimorë siç janë: magneziumi, proteina, riboflavina, zinku etj. Përveç kësaj ato përmbajnë vitamin E, që vepron si antioksidant për ta mbështetur funksionimin imunitar pulmonar.

Vitamin E gjithashtu është i njohur për mbrojtjen që ofron nga infeksionet e shkaktuara nga viruset dhe bakteriet.

Image

Xhenxhefili – është plot me veti anti-inflamatore që ndihmojnë sistemin imunitar të largojë bakteriet dhe viruset.

Edhe Disa ushqime që mbrojnë imunitetin para se të fillojë moti i ftohtë Lifestyle Disa ushqime që mbrojnë imunitetin para se të fillojë moti i ftohtë

Konsumimi i çajit të xhenxhefilit në mëngjes mund të mbajë larg shumë sëmundje dhe të forcojë sistemin imunitar.

Image

Agrumet – Vitamina C qe një kohë është e njohur për ndihmesë të madhe për sistemin imunitar dhe në mbrojtjen ndaj të ftohtit. Pothuajse secili frutë i agrumeve ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C, përfshirë këtu portokalli, limoni e kivi.

Image