Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet që duhet konsumuar patjetër gjatë dimrit

Gjatë stinës së dimrit, organizmi i njeriut duhet qëndruar i ngrohtë dhe i përshtatshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Përpos veshjeve të duhura, në këtë mes futen edhe disa lloje ushqimesh që ndikojnë në menaxhim të ftohtit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ushqimi i rregullt dhe ndikojë që imunitetin ta mbajë në nivel dhe stina më e ftohtë e vitit të kalohet pa probleme.

Mjalti

Mjalti konsiderohet si një nga ushqimet me lëndë të mëdha ushqyese. Ai ndikon në balancimin e ushqimin në gjak dhe përmirëson përformancën e efikasitetit të trupit. Ai është përbërës i mirë në trajtimin e dhimbjeve të fytit.

Perimet

Perimet që rriten nën tokë njihen si perime rrënjësore. Në to bëjnë pjesë rrepa, patatja e të tjera. Këto lloj perimesh janë burim i shkëlqyeshëm për ta mbajtur trupin e ngrohtë sepse duhet kohë për t’u tretur dhe gjeneron nxehtësi.

Frutat e thata

Frutat e thata janë të ngarkuara me ushqyes të ndryshëm dhe yndyra thelbësore. Për mirëqenien e trupit, frutat e thata të tilla si bajame, rrush të thatë dhe shqeme janë ushqime të shkëlqyeshme. Ato gjithashtu ndihmojnë në trajtimin e anemisë dhe sëmundjeve të tjera të shkaktuara nga mungesa e vitaminave dhe hekurit.

Gjalpi

Për sa kohë që dimri është prezent, përpiquni ta bëni ushqimin tuaj dhe të shmangni përdorimin e vajit. Gjalpi është e mbushur me yndyrna të ngopura të cilat ndihmojnë në mbajtjen e trupit të ngrohtë.

Vezët

Vezët që janë qendër energjetike e trupit, janë të mbushura me vitamina dhe proteina që ndihmojnë në mbajtjen e trupit të ngrohtë dhe të shëndetshëm.