Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Tetë kurat natyrale që funksionojnë për lëkurën e yndyrshme

Tetë kurat natyrale që funksionojnë për lëkurën me yndyrë

Yndyrosja e tepërt e lëkurës vjen si pasojë e prodhimit të tepërt të një substance yndyrore nga gjëndrat dhjamore të cilat gjenden nën sipërfaqen e lëkurës.

Kjo substancë nuk është fort e keqe duke qenë se mbron dhe ushqen lëkurën apo flokët.

Megjithatë, prodhimi i tepërt i saj mund të shkaktojë një yndyrosje të madhe të lëkurës, bllokojë poret dhe të shfaqë aknet.

Prodhimi i yndyrës nxitet edhe nga ndryshimet hormonale apo stresi.

Larja e fytyrës

Edhe Tharja e lëkurës nga i ftohti – kurat më të mira natyrale Lifestyle Tharja e lëkurës nga i ftohti – kurat më të mira natyrale

Shumë njerëz të prekur nga ky problem nuk e lajnë fytyrën rregullisht.

Lëkura e yndyrshme duhen larë dy herë në ditë, por nuk duhet ta teproni.

Përdorni sapunë ose solucione të buta me lëkurën.

Letrat përthithëse

Këto letra ndihmojnë në përthithjen e yndyrës së tepërt dhe minimizojnë shkëlqimin e tepërt të lëkurës.

Ato mund të përdoren gjatë gjithë ditës.

Mjalti

Mjalti lufton bakteret, një veçori që e bën aleat të njerëzve me lëkurë të yndyrshme.

Mjalti e mban lëkurën të ushqyer dhe të pastër.

Ai përthith lagështinë e tepërt dhe mund të përdoret në të gjithë lëkurën.

Tërshëra

Tërshëra largon inflamacionin e lëkurës dhe përthith yndyrën e tepërt.

Atë mund ta përzieni me kos, mjaltë, banane ose mollë.

Përzieni gjysmë filxhani me tërshërë pluhur me ujë të nxehtë.

Edhe Dy mënyra për ta larguar lodhjen e tepërt nga fytyra Lifestyle Dy mënyra për ta larguar lodhjen e tepërt nga fytyra

Shtoni një lugë gjelle me mjaltë dhe masazhojeni fytyrën me këtë maskë për rreth 3 minuta.

Shpërlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni.

Maskë me vezë dhe limon

E bardha e vezës dhe limoni ngushtojnë poret dhe përthithin yndyrën e tepërt.

Përzieni të bardhën e një veze me një lugë çaji me lëng të freskët limoni.

Mbajeni maskën në fytyrë deri sat ë thahet dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë.

Bajamet

Përzieni 3 lugë çaji me bajame pluhur me 2 lugë gjelle me mjaltë.

Aplikojeni në fytyrë me lëvizje rrethore dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Bajamet pastrojnë qelizat e vdekura dhe përthithin yndyrën e tepërt.

Domatet

Domatet përmbajnë acid salicilik që përthith yndyrën e tepërt dhe zhbllokon poret.

Përzieni një lugë çaji me sheqer me tulin e një domateje.

Aplikojeni në lëkurë nëpërmjet lëvizjeve rrethore.

Edhe Dy mënyra si të largoni lodhjen e tepërt nga fytyra Lifestyle Dy mënyra si të largoni lodhjen e tepërt nga fytyra

Maskën mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Suksesi i kurave shtëpiake është jo vetëm në varësi të gjendjes së lëkurës por edhe cilësisë së produkteve të përdorura. /agroweb