Hulumtuesit në një universitet australian kanë gjetur një metodë të re të testimit për koronavirusin e ri, që mund ta detektojë atë brenda vetëm 20 minutash.
Kandidatë të doktoraturës me specializime të ndryshme shkencore në Universitetin Monash të Melburnit kanë punuar së bashku për zhvillimin e teknologjisë së re të testimit për COVID-19, raporton AP, transmeton KOHA.
Testi përdor mostrat e gjakut dhe është në gjendje t’i procesojë mbi 700 mostra për çdo orë, përmes aparaturave diagnostike.
Të premten, shteti Victoria i Australisë ka raportuar një rekord të ri prej 428 rastesh dhe tri vdekjesh, shumica në Melbourne, i cili është mbyllur sërish që nga java e kaluar.
Artikuj të ngjashëm
-
Koronavirusi me testin e ri identifikohet edhe nëpërmjet gjakut
-
Shkenca synon test të ri për t’i parandaluar aksidentet
-
Shkencëtarët kinezë prezantojnë test të ri për koronavirus
-
Zbulohet mënyrë e re për identifikimin e pacientëve me COVID-19
-
Shkencëtarët australianë gjejnë një mënyrë të re për të identifikuar njerëzit me koronavirus