Lifestyle

Të mirat shëndetësore nga vaji i papërpunuar i palmës

Vaji i palmës

Vaji i palmës

Vaji i palmës përdoret për shumë arsye e në mënyra të ndryshme në mbarë globin, për arsye kulinare e jo kulinare. Përveç që përmban acide yndyrore të pashëndetshme, të cilat njihen si yndyra të pashëndetshme, ky vaj përmban edhe shumë vlera ushqyese. Si çdo ushqim tjetër, nëse vaji i palmës përdorët i papërpunuar dhe nëse përdoret për konsum në sasi mesatare, nuk shkakton dëme në shëndetin e njeriut.

Vaji i palmës vjen nga fruta që formon kjo pemë që gjendet në Afrikën qendrore e perëndimore. Lloj i palmës që kultivohet atje tash e  7000 vite quhet Elaeis guineesis. Të tjera lloje të palmave kultivohen në mbarë botën, shumica prej tyre në Azinë juglindore. Vaji i palmës mund të gjendet në markete, zakonisht në variantin e kuq, raporton EatingWell.

Vaji nga bima e palmës ka ngjyrë të kuqe në të portokalltë dhe ka aromë të dallueshme nga vajrat tjerë. Ky produkt, i cili është shumë pak i procesuar, etiketohet si vaj palme i papërpunuar apo vaj palme i kuq. Vaji që procesohet më shumë, mund të jetë pa ngjyrë e pa erë dhe etikohetohet si vaj palme i përpunuar. I përpunuari ka më shumë afat të qëndrimi, kurse i pa përpunuari jo.

Vaji i papërpunuar i palmës kultivohet nga fermerët vendas në Afrikë dhe përdoret në kuzhinë.
Kurse vaji i përpunuar i palmës, që përdoret në SHBA, kryesisht përdoret për krijimin e ushqimeve të procesuara, të cilat nuk janë të shëndetshme. Një ndër arsyet që këto ushqime nuk janë të shëndetshme është pikërisht sepse përmbajnë vajin e përpunuar të palmës. Sa më shumë që përpunohen ushqimet në fabrikë, aq më të pashëndetshme janë, sepse gjatë proceseve të ndryshme ato humbin vlerat ushqyese.

Vlerat e ushqyese të vajit të palmës

Një lugë gjelle me vaj palme përmban 120 kalori, gjysma e acideve yndyrore të tij, janë të të pashëndetshme, gjysma tjetër janë të kombinuara me yndyra të shëndetshme.

Kur bëhet fjalë për vlerat ushqyese, vaji i palmës përmban karoten, një antioksidant i fuqishëm, i cili i jep ngjyrën e kuqe në të portokalltë. Ky vaj është gjithashtu burim i mirë i vitaminës E, një tjetër komponim që ka veti antioksiduese. Antioksidantët veprojnë si neutralizues të radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë dëme në shëndetin e njeriut duke dëmtuar ADN-në.

Betakaroteni që gjendet në vajin e kuq të papërpunaur të palmës, koncertohet në vitaminë A dhe ka veti të shumta antioksiduese.

Gjithashtu përmban edhe një komponim kimik që quhet tocotrienol (T3), një formë e vitaminës E, e cili është po ashtu antioksidant shumë i fuqishëm. Ky komponim mbron zemrën, trurin, mëlçinë, veshkat, stomakun dhe eshtrat. Gjithashtu, T3 ka aftësi të ulë nivelin e kolesterolit të keq në gjak për 38%.

Ndikimet në ambient nga prodhimi i vajit të palmës

Vaji i palmës shpesh merr vëmendje, jo vetëm për vlerat ushqyese e për dëmet e shëndetit kur është i shumë procesuar, por edhe për ndikim që ka në ambient. 

Në Indonezi e Malajzi, ku prodhohet 90% i vajit të komercializuar të palmës, prodhimi i vajit të palmës ka shkatërruar pyje, toka neutrale dhe jetën e egër përbrenda tyre. 

Ndërkohë që këto veprimtari seriozisht e dëmtojnë planetin, shkatërrimi i këtyre ekosistemeve gjithashtu ka ndikim të keq edhe te njerëzit, të cilët mbështeten në këto toka si burim i ushqimit tradicional, bimë shëruese si dhe ujë të pijshëm.