Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Të luajturit një instrument muzikor dhe këndimi i ndihmon trurit

Nëse luani një instrument muzikor ose këndoni ju e ndihmoni trurit të jetë i shëndetshëm përgjatë jetës.

Shkencëtarët britanikë kanë bërë një studim i cili ka konstatuar se ushtrimet në luajtjen e ndonjë instrumenti muzikor mund të ndihmojë trurin duke aktivizuar memorien dhe shkathtësinë për të kryer detyra të vështira, raporton “BBC”.

Në studim thuhet se muzikën duhet konsideruar si një stil jetese në mënyrë që truri të mbahet i shëndetshëm.

Në studim morën pjesë 1100 persona me moshë 40 deri në 68 vjeç. Shkencëtarët e universitetit të Exeter-it analizuan funksionin e trurit të tyre për të parë se si plaket ai dhe si zhvillohen sëmundjet e harresës.

Studiuesit krahasuan zhvillimin e trurit të atyre personave që ishin të angazhuar rreth muzikës apo luajtjes së një instrumenti muzikor, me ata që nuk patën asnjëherë angazhime të tilla.

Edhe Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë gati 40 për qind më pak rrezik nga demenca Lifestyle Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë gati 40 për qind më pak rrezik nga demenca

Rezultatet treguan se ata persona që ishin të angazhuar në luajtjen e një instrumenti muzikor, kishin shëndet shumë më të mirë të trurit pasi që thuhet se kjo e aktivizon vëmendjen në kryerjen e detyrave.

Ata që luanin piano treguan rezultate më të mira. Rezultate të mira treguan edhe ata që luanin instrumente të tjera si ato frymore.

Edhe ata që këndonin patën rezultate të mira, sidomos personat që ishin pjesëtarë të ndonjë kori.

“Pasi që patëm teste shumë të ndjeshme për trurin, ne patëm mundësi të shohim aspektet e ndryshme individuale se si funksionon ai, të tilla si memoria afatshkurtër e ajo afatgjate, të zgjidhurit e problemeve të ndryshme si dhe se si ndikon angazhimi nëpër aktivitete muzikore”, ka thënë autorja kryesore e studimit Anne Corbett, në një deklaratë për “BBC”.

Tutje ajo ka treguar se kjo gjë vërteton në një shkallë shumë më të lartë faktin që të angazhuarit rreth muzikës i ndihmon trurit shumë.

“Specifikisht loja në një instrument ofron efekte të mëdha pozitive, sidomos për njerëzit që vazhdojnë t’i bien ndonjë instrumenti edhe në moshën e shtyrë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka thënë se është më rëndësi të dihet se trurit i njeriut është muskul si të gjithë të tjerët dhe më rëndësi është që të ushtrohet.

Edhe Arsyeja pse këndimi është i mirë për trurin Lifestyle Arsyeja pse këndimi është i mirë për trurin

“Të mësuarit e leximit të muzikës është disi si të mësosh një gjuhë të re, është sfiduese”, ka thënë ajo.

Por, ajo gjithashtu ka thënë se do të ishte naive nëse dikush do të mendonte se luajtja në një instrument do ta shpëtonte nga demenca apo ndonjë sëmundje e harresës.