Trajtimi me kortikosteroide i pacientëve në gjendje kritike shkaku i COVID-19 e redukton për 20 për qind rrezikun e vdekjes, ka konstatuar të mërkuren një analizë e shtatë provave ndërkombëtare, duke e nxitur Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të përditësojë këshillat e saja të trajtimit me këtë ilaç.
Analiza – që ka mbledhur të dhënat nga prova të veçanta të përdorimit të dozave të vogla të hidrokortizonit, deksametazonit dhe metilprednizolonit – ka gjetur se steroidet shkurtojnë numrin e pacientëve të vdekur në kujdesin intensiv në spitale, raporton Reuters, transmeton KOHA.
“Steroidet janë ilaç i lirë dhe në dispozicion dhe analiza jonë ka konfirmuar se ato janë efektive në reduktimin e vdekjeve tek të prekurit më të rëndë nga COVID-19”, ka thënë Jonathan Sterne, profesor i statistikave mjekësore në Universitetin Bristol të Britanisë, që ka punuar në këtë analizë.
Ai ka thënë se provat – e ndërmarra nga hulumtuesit në Britani, Brazil, Kanada, Kinë, Francë, Spanjë dhe SHBA – përçojnë një porosi të përbashkët, se ilaçet ishin efektive tek më të sëmurët, pavarësisht moshës apo gjinisë.
-
Dy lloje të steroideve mund të shpëtojnë jetën e disa pacientëve me COVID-19
-
Deksametazoni, ilaç i lirë dhe efektiv për të prekurit me COVID-19
-
Pfizer: Pilula anti-COVID është efektive ndaj Omicronit
-
Studimet tregojnë se maskat janë masa më efektive në mbrojtjen kundër COVID-19
-
Pilula anti-COVID e Pfizerit ul me 90% shtrimin në spital dhe rrezikun e vdekjes