E hënë, 21 janar, shënon Dita Ndërkombëtare e përqafimeve.
Kjo ditë është një ngjarje vjetore kushtuar përqafimeve të më të dashurve tuaj. Për herë të parë, kjo ditë u festua më 21 janar të vitit 1986 në Michigan të SHBA-së.
Kevin Zeborney, është personi që krijoi këtë ditë e më pas u bë e njohur ndërkombëtarisht.
Besohet se zgjodhi posaçërisht këtë datë pasi është afër Krishtlindjeve, Vitit të Ri dhe Shën Valentinit. Edhe pse mendoi se ideja e tij do të dështonte, nuk fakt ndodhi e kundërta.