6 korriku është dita e duhur që të dhuroni puthje. Shënohet Dita Botërore e Puthjes.
Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i dashurisë mes dy personave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonsiderohet shprehja më e qartë e dashurisë.
Shpeshherë ajo konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit dhe pasionit të zjarrtë.
Puthjet vijnë edhe me të mira shëndetësore. Ndihmojnë që njerëzit të ndihen më të rinj, më të dashur e me më shumë kujdes nga të tjerët.
Shënimi i kësaj dite në botë nisi në fillime të viteve 2000. Edhe 13 shkurti shënohet si ditë ndërkombëtare e puthjes. Vjen një ditë para Ditës së të Dashuruarve.