Nëse jeni prind, atëherë e dini që mund të jetë e vështirë që fëmijët tuaj t’i pëlqejnë perimet. Ju duhet të keni provuar gjëra të pafundme, nga gatimi i perimeve të përziera e deri tek shndërrimi i tyre në dreka kreative, pavarësisht se është një sfidë që t'i bëni fëmijët t’i pëlqejnë dhe konsumojnë ato.
Si prind, ju e kuptoni sa e rëndësishme është për fëmijët tuaj që të hanë më shumë perime, në vend të ushqimeve të pashëndetshme dhe produkteve si çipsat, pijet e gazuara, hamburgerët apo picat.
Prandaj, është mirë ta dini se ekzistojnë mënyra për t’i detyruar fëmijët të hanë më shumë perime.
Sipas një studimi të fundit të publikuar në gazetën “Appetite”, thuhet se nëse vendosni sasi më të madhe të perimeve në pjatën e fëmijës suaj, ai do të përfundojë duke konsumuar më shumë prej tyre. sidoqoftë, duhet ta dini që duke i përgatitur perimet me erëza dhe gjalpë, nuk ndikon aspak në konsumimin më të madh të perimeve nga më të vegjlit.
Sipas udhëzimeve zyrtare dietike për amerikanët të përcaktuara nga Departamentet e Bujqësisë, Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, sasia e rekomanduar ditore e perimeve për fëmijët është rreth 1 gotë e gjysmë në ditë.
Pra, është e rëndësishme t’iu servoni fëmijëve shumë perime, por gjithashtu është e rëndësishme t’iu shërbeni perimet që ata i duan, sepse në ato duhet t’i bëjnë konkurrencë ushqimeve tjera në pjatë. Prindërit mund t’i bëjnë përpjekjet e tyre më të lehta duke i ekspozuar fëmijët gradualisht në perime të reja, duke i gatuar ato në një mënyrë që atyre ju pëlqej dhe i kënaqin më shumë dhe duke eksperimentuar me shije dhe erëza të ndryshme.