Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të këndelleni pas një nate me alkool

Alkool

Me ardhjen e fundvitit shtohen edhe darkat e shoqëruara me alkool. E zgjimi në ditën pas alkoolit është i zorshëm për shumëkënd. 

Janë disa mënyra se si njeriu mund të rikuperohet më shpejt pas konsumimit të madh të alkoolit.

Sipas të dhënave me bazë shkencore, njeriut më së shumtë i duhet rehidratimi. 

Rekomandohet të pihet shumë ujë gjatë ditës e madje edhe para gjumit. Çajet me bazë bimore rekomandohen për rikuperim të elektroliteve të humbura.

Alkooli ul nivelet e sheqerit në gjak, duke shkaktuar lodhje dhe dhimbje koke. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve të pasura me karbohidrate komplekse si buka, orizi integral ose tërshëra. Banania dhe molla po ashtu janë të rekomanduara.

Edhe Ilaçet natyrale për ta rimarrë veten pas një nate plot alkool Lifestyle Ilaçet natyrale për ta rimarrë veten pas një nate plot alkool

Rekomandohen edhe ushqime të pasura me antioksidantë, si fruta dhe perime si spinaqi, boronica, portokajtë e domatet.

Sipas “Cleveland Clinic”, vitamina B dhe zinku mund t’i përkeqësojnë simptomat e paspijes. 

Sa i përket kafesë, ajo duhet të konsumohet me kontroll pasi mund ta përkeqësojë procesin e dehidratimit.

Po ashtu nuk preferohen ilaçet për dhimbje koke.

Edhe Gjashtë lloje të ushqimeve që mund të konsumoni për t’i lehtësuar simptomat që lë alkooli Lifestyle Gjashtë lloje të ushqimeve që mund të konsumoni për t’i lehtësuar simptomat që lë alkooli

Shëtitja e lehtë ose edhe ndonjë ushtrim mund të ndihmojë në qarkullimin e gjakut.

Për rikuperimin më të mirë ndikon gjumi.