Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.
Shpesh herë, ai nuk trajtohet mirë porse janë disa metoda natyrale që mund t’i bëni në shtëpi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.
Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra apo limoni.
Kura e me lëng limoni
Përbërësit:
Ujë
Një limon
Udhëzimet
Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim, përcjell AW.
Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.
Kura me hudhër
Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.
Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.
Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.
Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.