Në tërë globin shtetet e luftojnë varfërinë e qytetarëve, por disa qeveri s'e kanë këtë shqetësim pasi varfërinë e kanë në nivel tejet të ulët.
Sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Islanda, Republika Çeke dhe Danimarka janë shtetet me së më paku varfëri në botë. Dy nga tri vendet në këtë listë janë nordike, duke bërë që ky rajon të ketë shënuar sukses të jashtëzakonshëm në luftimin e varfërisë.
Modeli nordik.
Vendet nordike i kushtojnë rëndësi të madhe mirëqenies për të siguruar një cilësi të lartë jetese për qytetarët.
Në mesin e kushteve hyjnë shërbimet e mira shëndetësore, arsimimi falas dhe skemat e forta pensionale. Islanda, me vetëm rreth 372.000 banorë qëndron në krye të vendeve me shkallën më të ulët të varfërisë, me një normë varfërie prej 4.9 për qind, e regjistruar në vitin 2021.
Edhe
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta
Në vitin 2017 shkalla e varfërisë në Islandë kishte shkuar në zero për qind, sipas Bankës Botërore Disa nga faktorët
Pos pse Islanda është kaq e pasur?
Fillimisht, ekonomia e Islandës kryesisht mbështetet mbi veprimtarinë e peshkimit, ku prodhimi vjetor i peshkut dhe i produkteve të detit përbën rreth 90 për qind të eksportit të vendit.
Ajo arrin t'i sigurojë gati 85 për qind të të gjitha energjive së rinovueshme nëpërmjet energjisë hidroelektrike dhe gjeotermale. Islanda është e njohur edhe për turizëm të zhvilluar, alumin dhe prodhime të tjera.
Punonjësit në Islandë paguhen mirë dhe tregu i punës përfshin një sistem të mjaftueshëm për të gjithë.
Sistemi pensional vlerësohet aq i mirë saqë të gjithë personat kur arrijnë moshën e pensionit mund të jetojnë me pension pa iu munguar asgjë.
Edhe
7 arsyet pse Norvegjia është vendi më i mirë në botë për të jetuar
Në Islandë, shkollat dhe universitetet në disa raste janë falas ose tejet të lira.
Autoritetet qendrore janë kujdesur edhe për personat që s'kanë mundësi të punojnë, duke iu ndarë pensione dhe paga të mjaftueshme për përballim të shpenzimeve.