Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shpiket pështyma e re artificiale

Universiteti i Leedsit në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar një zëvendësues të ri të pështymës që është deri në pesë herë më i efektshëm se produktet ekzistuese. Kjo teknologji e re, duke përdorur komponentët e mikrogelit dhe hidrogelit, ofron përmirësimin e mbajtjes së lagështisë dhe rehati për individët me gojë të thatë, duke premtuar përfitime të rëndësishme në kujdesin shëndetësor dhe cilësinë e jetës, raporton “ScitechDaily”.

Një gojë e thatë çon në siklet gjatë gëlltitjes dhe në kequshqyerje dhe probleme dentare, të cilat rrisin barrën mbi sistemet e kujdesit shëndetësor.

“Provat tona laboratorike zbulojnë se kjo substancë do të ketë një efekt më jetëgjatë. Problemi me shumë nga produktet ekzistuese tregtare është se ato janë efektive vetëm për periudha të shkurtra, sepse nuk lidhen me sipërfaqen e gojës, me njerëzit që duhet të riaplikojnë shpesh substancën, përderisa flasin ose hanë. Kjo ndikon në cilësinë e jetës së njerëzve”, ka thënë profesoresha Anwasha Sarkar, udhëheqëse e studimit.

Të gjitha provat u bënë në një laborator në një sipërfaqe artificiale të ngjashme me gjuhën dhe nuk përfshinin subjekte njerëzore.

Performanca e substancës së sapozhvilluar po cilësohet më e mirë në krahasim me produktet ekzistuese. Sipas ekspertëve kjo për shkak të procesit të quajtur absorbim. Absorbimi është aftësia e një molekule për të përthithur diçka. Produkti i ri kishte nivel të ulët të deabsorbimit që tregonte se sa lubrifikant humbej nga sipërfaqja e gjuhës sintetike.

Edhe Konsumimi i tepërt i ëmbëltuesve artificialë mund të lidhet me rënien e kujtesës Lifestyle 5 d. më parë Konsumimi i tepërt i ëmbëltuesve artificialë mund të lidhet me rënien e kujtesës

Me produktet e disponueshme në treg, midis 23% dhe 58% e lubrifikantit humbi. Me zëvendësuesin e pështymës të zhvilluar tani, shifra ishte vetëm 7%.

Mikrogeli i ri vjen në dy forma: njëri i bërë me një proteinë bulmeti dhe tjetri një version vegan duke përdorur një proteinë patateje.