Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkencëtarët izraelitë: Jemi afër gjetjes së vaksinës kundër koronavirusit

Foto: Reuters

Disa shkencëtarë në Izrael kanë thënë se janë vetëm pak javë nga zhvillimi i një vaksine orale me të cilën do të mposhtej koronavirusi.

Zyrtarët e këtij shteti kanë thënë se presin që ilaçi të jetë në dispozicion për 90 ditë pasi të kompletohen testimet e nevojshme.

Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Ofir Akunis, ka thënë se Instituti i Hulumtimit ‘Galilee’ ka bërë hap të madh në luftën ndaj virusit.

“Jam i bindur se do të ketë progres të shpejtë, që na mundëson neve t’i japim përgjigjen e domosdoshme për të varrosur kërcënimin global COVID-19”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Shkencëtarët izraelitë kanë konfirmuar se po punojnë në një vaksinë për të cilën kanë thënë se është testuar në Institutin e Veterinarisë dhe ka treguar rezultate efikase.

“Koncepti jonë bazë është të zhvillojmë teknologjinë dhe jo specifikisht një vaksinë kundër këtij apo atij virusi”, ka thënë Chen Katz nga grupi i shkencëtarëve, raporton “Daily Mail”.

Vaksina orale përmban nivele të larta të antitrupave anti-IBV (Virusi Infektiv i Bronkitit).

Edhe Izraeli përgatitet për dozën e katërt, vaksinimi anti-COVID çdo pesë ose gjashtë muaj Botë Izraeli përgatitet për dozën e katërt, vaksinimi anti-COVID çdo pesë ose gjashtë muaj

Shkencëtarët thonë se nëse arrijnë të përshtatin me sukses luftën ndaj koronavirusit të shpezëve ndaj atyre te njerëzit, “në pak javë, nëse gjithçka funksionon, do të kemi vaksinë që parandalon koronavirusin”.

“Jemi në mes të këtij procesi, dhe shpresojmë që në pak javë të kemi vaksinën në duart tona”, ka shtuar Dr. Katz.

Më shumë se 2700 njerëz kanë vdekur nga ky virus e më shumë se 82 mijë njerëz në botë janë infektuar me virusin që epiqendër ka Kinën.