Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shteti shembull për vaksinim është duke përjetuar rritje të rasteve me koronavirus

Izraeli njihet si një prej shteteve me përqindjen më të lartë të popullatës së vaksinuar kundër COVID-19.

Në Izrael janë vaksinuar afro 60 për qind të popullatës me dy dozat e vaksinës. Kryesisht vaksinimet janë bërë me vaksinën e Pfizer/BioNTech në Izrael.

Por në Izrael ka filluar të rriten dukshëm rastet e reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit Izraeli ka regjistruar 8646 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë që nga shkurti. Ndërkohë 26 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Numri i të vdekurve në Izrael nga COVID-19 ka shkuar në 6694, ndërsa i rasteve në 951.225. Aktualisht në Izrael janë mbi 55 mijë raste aktive me COVID-19, ndërsa 559 pacientë janë në gjendje të rëndë.