Janë të vogla në madhësi, por del të jenë tejet të rrezikshme, po që se njerëzit s’u kushtojnë vëmendje. Baktere sëmundjeprurëse si salmonella shpesh fshihen në kavanozat e erëzave. Shkencëtarët në “Rutgers University” në New Brunswick të Kanadasë, kanë gjetur se këta kavanoza kanë shumë potencial për t’u mbushur me salmonellë, pas përgatitjes së ushqimeve.
Në një eksperiment të kryer, është kuptuar se gjysma e kavanozave të erëzave janë të kontaminuar pasi përdoren gjatë fazës së gatimeve. Besohet se arsye për këtë është se të gjithë kujdesen që t’i lajnë enët dhe pajisjet e kuzhinës, por harrojnë erëzat. Ato lehtë kontaminohen kur një person i prek me mish pule, gjeldeti, apo ushqime të tjera të kontaminuara. Kryesisht bëhet kur kuzhinieri i prek erëzat gjatë kohës që po përgatit ushqimin dhe nuk i pastron duart.
Sipas Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, rreth 1.35 milionë infektime me salmonellë dhe 420 persona vdesin si pasojë çdo vit në SHBA. Për qëllimet e këtij hulumtimi, të publikuar në “Journal of Food Protection”, shkencëtarët grumbulluan 317 të rritur për të përgatitur hamburgerë në kuzhina të ndryshme. Ata nuk e dinin që kuzhinat e tyre më pas do të testoheshin për salmonellë.
Pas gatimeve, u morën mostra për të parë praninë e salmonellës. Objektet me përqindjen më të lartë ishin pikërisht kavanozat e erëzave, ose në 48 për qind të tyre. Përqindje e lartë u gjet edhe te mbajtësit e detergjenteve.

Simptomat e salmonellës:
Edhe
Larja e enëve me sfungjer nuk është e mirë, mbledh shumë baktere
Mundimi
Vjellje
Diarre
Dhimbje stomaku
Zjarrmi
Kokëdhimbje
Kujdesi:
Të pastrohen duart
Edhe
65 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Han të Elezit
Pajisjet e kuzhinës
Vendi ku përgatitet buka