Duket që plakja është po aq individuale si të gjitha proceset tjera që ndodhin në trupin e njeriut.
Njerëzit që nuk plaken shpejt mund të kenë gjene të mira, por studimet tregojnë se një stil i mirë jetesës mund të ndikojë po ashtu. Çdo gjë, duke filluar nga ajo çfarë njerëzit hanë e se si lëvizin, si dhe me kë e kalojnë kohën ka rëndësi kur bëhet fjalë për një proces të mirë të të plakurit, raporton “NPR”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetarja amerikane Allison Aubrey ka bërë disa analiza në laboratorin “Human Longevity Lab” për të parë se çfarë i ndihmon njeriut të qëndrojë i ri. Aty ka kontrolluar tensionin e gjakut, peshën, sheqerin dhe kolesterolin. Më pas iu kërkua të hynte në një lloj kapsule që quhet “BodPod” për të matur masën dhjamore si dhe fortësinë e dendësinë e muskujve. Pas kësaj, iu kërkua të nuhaste gjëra të ndryshme që nga copëzat e lëkurës e deri tek copat e çokollatës, në mënyrë që të testonte të nuhaturit. Mjekët gjithashtu i analizuan edhe retinën dhe i bënë skanim të brendshëm të syve, në mënyrë që të detektohej ndonjë sëmundje e mundshme. Gjithashtu është shikuar brendësia e zemrës së saj, sistemi nervor, etj. Testi më intrigues sipas saj ishte “GrimAge test”, i cili detektonte plakjen biologjike. Ky test mund të bëjë përllogaritjen se sa shpejt apo ngadalë është duke shkuar procesi i plakjes. Kjo gjë e ka shtyrë Allisonin të pyesë se a mund të ngadalësohet procesi i plakjes biologjike. Doktorët i kanë thënë “jo”, por megjithatë ata besojnë se mund të ngadalësohet duke ndryshuar rutinën e stilit të jetës.
Në shkrimin në “NPR”, pas konsultimit me doktor, Allison ka thënë se ka parë që gjëja e parë e rëndësishme për t’u ditur është që çdo individ ka gjene të ndryshme të të plakurit - dikush plaket më shpejt e dikush më ngadalë. Pra triku qëndron tek ngadalësimi i ritmit të të plakurit, gjë që bëhet duke rregulluar rutinën e stilit të jetesës.
Nuk është kurrë shumë herët të fillohet një rutinë me ushtrime që mban në formë muskujt.
Pas moshës 30 deri në 35 vjeç muskujt fillojnë të dobësohen dhe pas moshës 65-vjeçare dobësimi i muskujve përshpejtohet. Përmes të ngrënit e të ushtruarit, muskujt mund të mbahen në formë të mirë. Agjërimi me ndërprerje është parë si mundësi e mirë për njeriun të qëndrojë në formë. Cilado mënyrë që është e përshtatshme për ndonjë organizëm të caktuar është mirë të ndiqet.
“Mund të jetë ngritja e peshave si ushtrim, mund të jetë agjërimi, mund të jetë manipulimi me dieta të ndryshme, mund të jenë ilaçe që ndihmojnë kundër plakjes, cilado formë që ju përshtatet është mirë ta ndiqni”, ka thënë doktori Douglas Vaughan, nga “Human Longevity Lab”.
Konsumimi i duhanit është zakon i keq që duhet anashkaluar.
“Optimizmi jonë qëndron tek mundësia që kemi për të ngadalësuar plakjen e të rrisim jetëgjatësinë e njerëzve”, ka thënë Vaughan.
Përveç anashkalimit të duhanit, ngrënia e pemëve e perimeve është një përmirësim që i duhet jetës së përditshme.