Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

SHBA-ja miraton pilulën e parë kontraceptive pa recetë

Zyrtarët amerikanë kanë miratuar pilulën e parë të kontrollit të lindjes, pa recetë. Gratë dhe vajzat amerikane do të jenë në gjendje të blejnë ilaçe kontraceptive në çdo dyqan ku shiten ilaçet tjera pa recetë, si aspirina apo pikat për sy.

Pilula e parë kontraceptive për t’u marrë pa recetë është miratuar të enjten nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

“Opill është pilula e parë e kontrollit të lindjes që miratohet për shitje pa recetë”, ka thënë Kelly Blanchard, presidente e “Ibis Reproductive Health”.

“Opill” tani është ilaçi i parë i tillë që mund të blihet jashtë farmacive.

Kompania “Perrigo” nuk do të fillojë furnizimin me pilula deri në fillim të vitit të ardhshëm dhe nuk do të ketë kufizime moshe për shitjen e ilaçit.

Edhe Studimi amerikan zbulon efektet premtuese të pilulës që ruan peshën pas dobësimit Lifestyle Studimi amerikan zbulon efektet premtuese të pilulës që ruan peshën pas dobësimit

Pilula kontraceptive është përdorur për më shumë se 60 vjet.

Më 9 maj 1960, Administrata e Ushqimit dhe Barnave miratoi kontraceptivin oral, “Enovid”, si të sigurt për përdorim në kontrollin e lindjes.

Pilula kontraceptive mund të mos duket aq revolucionare tani, por ajo solli një epokë që përmbysi moralin, vlerat dhe shoqëritë perëndimore. Pilula transformoi rrënjësisht praktikat seksuale dhe jetën e grave.

Para shpikjes së saj, familjet ishin të mëdha dhe seksi mbartte rrezikun e shtatzënisë.

Edhe Pilula inteligjente që të “spiunon” nëse nuk i merr ilaçet Lifestyle Pilula inteligjente që të “spiunon” nëse nuk i merr ilaçet

Karriera ishte më e vështirë për gratë dhe amësia madje mund t’i jepte fund punësimit, i cili për shumë gra ishte forma e tyre e vetme e pavarësisë.

Përdorimi i pilulave mund të mbart një rrezik të shtuar të mpiksjes së gjakut dhe ato nuk duhet të përdoren nga gratë me probleme të zemrës dhe që janë mbi 35 vjeçe.