Dieta Keto kohëve të fundit është praktikuar shumë nga masa, për shkak se ka qenë efektive për t’i ndihmuar njerëzit të dobësohen si dhe për faktin që shumë personave që i praktikojnë dietat, u konvenon t’i kufizojnë disa lloje të ushqimeve kur përqendrohen në humbjen e peshës.
Së fundmi, studiuesit shëndetësorë i kanë ngritur disa shqetësime rreth kësaj diete me shumë pak karbohidrate. Kështu, ata e kanë bërë lidhjen mes dietës Keto dhe disa nga sëmundjeve kronike afatgjata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një shkrim të publikuar në gazetën “Frontiers in Nutrition”, shtatë studiues të mjekësisë dhe ushqimit nga institucione të rëndësishme në Amerikë dhe Kanada, i kanë rishikuar 123 hulumtime të kaluara. Ata pajtohen me vlerësimin se metoda e dietës ketogjenike për të kufizuar ashpër marrjen e karbohidrateve dhe vendosjen e parametrave të kohës së agjërimit rreth ngrënies mund të ndikojë në mënyrën se si trupi metabolizon yndyrën. Por, pas rishikimit të këtyre hulumtimeve, autorët e këtij studimi të fundit konstatojnë se për shumicën e individëve, rreziqet e dietave ketogjene mund të jenë më të mëdha se përfitimet.
Ata sugjerojnë që konsumimi i lartë i mishit, djathit, vajrave dhe përbërësve të tjerë kryesorë të dietës Keto, kombinuar me mungesën e ushqyesve të duhur, rezultojnë në një rritje të konsiderueshme të rrezikut nga disa sëmundje kronike të zakonshme dhe afatgjata. Ushqimet që janë pjesë e këtyre dietave, janë pikërisht produktet ushqimore të cilat shkaktojnë kancer të zorrës së trashë, sëmundje të zemrës dhe sëmundjen Alzheimer.
Studimi gjithashtu i liston sëmundjet kronike të veshkave dhe diabetin, si sëmundje që lidhen me dietën ketogjenike.
Prandaj, të gjithë atyre personave që i praktikojnë këto lloj dieta për një kohë të gjatë, u preferohet që të fillojnë të mendojnë më shumë për shëndetin e tyre të përgjithshëm dhe afatgjatë, si dhe u sugjerohet që të konsumojnë sa më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota, të cilat sigurojnë minerale, antioksidantë dhe lëndë ushqyese të tjera që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të lartpërmendura.