Helmimi nga ushqimi mund të shkaktohet nga konsumimi i ushqimit që është kontaminuar me mikrobe, ka raportuar “The Sun”.
Helmimi nga ushqimi në shumicën e rasteve kalon pa trajtim. Mund të duhen disa ditë për shërim teksa rekomandohet qëndrimi në shtëpi dhe konsumim i ujit.
Nëse nuk mund të konsumoni dot ujë, nëse nuk përmirësoheni pas disa ditësh ose keni simptoma të dehidratimit të rëndë (rrahje të shpejta të zemrës, sy të skuqur ose pamundësi për të urinuar), duhet të shkoni te mjeku.
Gratë shtatzëna, ato mbi moshën 60 vjeç, fëmijët e vegjël, ose njerëzit me gjendje të tilla si sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD), sëmundja e valvulave të zemrës, diabeti, sëmundja e veshkave, HIV ose kushdo që i nënshtrohet trajtimit të kancerit, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore gjithashtu.
Sa shpejt fillon helmimi nga ushqimi?
Edhe
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve
Simptomat e para të helmimit nga ushqimi zakonisht vijnë rreth një ose dy orë pas ngrënies, megjithëse mund të duhen disa orë, apo edhe javë, për tu zhvilluar.
Simptomat kryesore përfshijnë: Ngërçe barku, humbja e oreksit, marrje mendsh/ të përziera, të vjella, diarre (e cila mund të përfshijë edhe gjak ose mukus), mungesa e energjisë/dobësisë, temperaturë të lartë, dhimbje muskujsh e të dridhura. /agroweb