Kolesteroli i tepërt i LDL-së, ose i ashtuquajturi ‘i keq’, është shkaku kryesor i sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, por ai mund dhe duhet të mbahet nën kontroll me mënyrat e duhura të jetesës dhe terapitë e duhura, sipas Furio Colivicchi, president i Shoqatës Kombëtare të Kardiologëve Spitalorë.
”Kostot e kujdesit shëndetësor direkt për sëmundjet kardiovaskulare arrijnë në miliarda euro në vit. Ne duhet të theksojmë kontrollin e kolesterolit LDL, i cili nuk duhet të konsiderohet një faktor rreziku, por vetëshkaktarin e sëmundjes, sepse është përgjegjës për mekanizmin që çon në bllokimin e arterieve dhe për këtë arsye në sulmin në zemër”, theksoi mjeku.
”Kontrolli i niveleve të kolesterolit LDL në gjak është thelbësor për trajtimin. Mbajtja e vlerave brenda kufijve të sigurt është një nga objektivat e parë të parandalimit sekondar, domethënë që u drejtohet subjekteve që tashmë kanë pasur një sulm në zemër, një goditje në tru ose një problem tjetër ishemik”, theksoi mjeku/ANSA.
-
5 hapa për ta mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut
-
Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq
-
Ilaçi i ri që ul nivelin e yndyrës në gjak dhe rrezikun nga infarkti për vetëm 12 javë
-
Luhatjet e kolesterolit mund të shkaktojnë demencë
-
Si ndikon kolesteroli i lartë te plakja e trurit