Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ilaçi i ri që ul nivelin e yndyrës në gjak dhe rrezikun nga infarkti për vetëm 12 javë

pilulat

Pilulat

Një pilulë e re për uljen e kolesterolit mund të sjellë përparim të madh për njerëzit në rrezik nga infarkti dhe sulmi në tru. Një studim ndërkombëtar i udhëhequr nga Universiteti Monash në Australi ka zbuluar se ky ilaç i ri mund të jetë më efektiv dhe më i lehtë për t’u përdorur se trajtimet aktuale, ka raportuar SciTechDaily.

Çfarë është Obicetrapib?

Bëhet fjalë për një ilaç të ri që merret vetëm një herë në ditë, i quajtur Obicetrapib. Ky ilaç uli ndjeshëm nivelet e kolesterolit LDL, i cili njihet si  “kolesteroli i keq”, dhe gjithashtu uli edhe lipoproteinën(a), ose Lp(a), faktor trashëgues që rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe që aktualisht është shumë i vështirë për t'u trajtuar.

Rezultatet e provës klinike “BROADWAY” u prezantuan nga profesor Stephen Nicholls, drejtori i Victorian Heart Institute në Universitetin Monash, gjatë një kongresi shkencor në Glasgow të Britanisë dhe u botuan në revistën New England Journal of Medicine (NEJM).

“Shumë persona që janë në rrezik të lartë për infarkt apo goditje në tru nuk arrijnë t’i ulin mjaftueshëm nivelet e kolesterolit, edhe kur marrin trajtimet më të mira që kemi sot”, ka thënë Nicholls.

Edhe Ka lajme të mira për ata që marrin statina, por dy gjëra mbeten shqetësuese Lifestyle 5 muaj më parë Ka lajme të mira për ata që marrin statina, por dy gjëra mbeten shqetësuese

Sipas tij, Obicetrapib ofron mundësi të re.

"Ky ilaç uli kolesterolin LDL me mbi 30%, por ajo që është edhe më e rëndësishme, uli edhe lipoproteinën(a), që është shumë më e vështirë për t’u trajtuar dhe lidhet me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës”, ka thënë tutje profesori Nicholls

-Studimi ka përfshirë mbi 2,500 persona me sëmundje të zemrës ose me kolesterol të lartë të trashëguar.

-Pjesëmarrësit morën ose Obicetrapib ose një pilulë placebo, përveç ilaçeve që tashmë i merrnin.

Pas 12 javësh, tek ata që morën Obicetrapib:

-Kolesteroli LDL u ul mesatarisht me 32.6%.

Edhe Ushqimet që ndikojnë pozitivisht kundër yndyrave në gjak Lifestyle 5 muaj më parë Ushqimet që ndikojnë pozitivisht kundër yndyrave në gjak

-Lipoproteina(a) u ul mesatarisht me 33.5%.

-Shumë prej tyre arritën për herë të parë nivelet e rekomanduara të kolesterolit.

Po ashtu, ilaçi ishte i sigurt dhe u kishte ndikime tjera te pacientët.

“Kjo mund të jetë një armë e re e fuqishme në luftën kundër sëmundjeve të zemrës. Është një trajtim i lehtë, efektiv dhe mund të ndihmojë pacientët që nuk kanë më opsione të tjera”, ka thënë Nicholls.

Pilula po konsiderohet e rëndësishme për dy arsye kryesore.

Edhe Ilaçi i ri revolucionar ul sheqerin në gjak dhe djeg yndyrën pa humbur muskuj Lifestyle 6 muaj më parë Ilaçi i ri revolucionar ul sheqerin në gjak dhe djeg yndyrën pa humbur muskuj

-Kolesteroli LDL (i keqi) grumbullohet në enët e gjakut dhe rrit rrezikun për infarkt dhe goditje në tru.

-Lipoproteina(a) paraqet rrezik që shpesh nuk diagnostikohet dhe deri tani nuk ka pasur trajtime efektive për ta ulur.