Pas një infeksioni me COVID-19, ekziston një rrezik në rritje për mpiksje gjaku të rëndë në gjashtë muajt e ardhshëm, sipas një studimi nga Suedia, të publikuar të enjten. Sipas studimit, njerëzit që ishin sëmurë rëndë nga COVID-19 dhe ata të infektuar gjatë valës së parë, kishin rrezikun më të lartë të mpiksjes.
Kjo nënvizon rëndësinë e vaksinimit kundër virusit, sipas studiuesve, shkruan BBC.
Mpiksjen e gjakut mund të ndodhin edhe pas vaksinimit, por rreziku është shumë më i vogël, zbuloi një studim në Britani.
Njerëzit që kanë pasur COVID-19 kanë më shumë gjasa të kenë mpiksje gjaku, veçanërisht ata që kanë marrë trajtim spitalor. Shkencëtarët donin të zbulonin se kur ky rrezik kthehet në nivele normale dhe nëse ka ndryshuar nga një valë e pandemisë në tjetrën.
Studiuesit gjurmuan shëndetin e pak më shumë se një milion njerëzve që rezultuan pozitivë për COVID-19 midis shkurtit 2020 dhe majit 2021 në Suedi dhe i krahasuan ata me katër milionë njerëz të së njëjtës moshë dhe gjini që nuk kishin pasur virusin.
Edhe
Studim: Mpiksja e gjakut ka gjasa më të mëdha të ndodhë pas COVID-19 sesa pas vaksinimit
Te ata që kanë qenë të infektuar, studiuesit gjetën rrezik të shtuar në:
- mpiksje gjaku në këmbë ose trombozë e venave të thella (DVT), deri në tre muaj
- mpiksje gjaku në mushkëri, ose emboli pulmonare, deri në gjashtë muaj
- gjakderdhje e brendshme, si goditje në tru, deri në dy muaj
Kur studiuesit krahasuan rreziqet e mpiksjes së gjakut pas-COVID me nivelin normal të rrezikut, ata zbuluan se:
- katër në çdo 10 mijë pacientë me COVID zhvilluan DVT-në, krahasuar me një në çdo 10 mijë njerëz që nuk kishin COVID-in
- rreth 17 në çdo 10 mijë pacientë me COVID kishin mpiksje gjaku në mushkëri krahasuar me më pak se një në çdo 10 mijë që nuk kishin COVID-in
Studimi, i botuar në BMJ, ka thënë se rreziku i rritur i mpiksjes së gjakut ishte më i lartë në valën e parë sesa valët e mëvonshme, ndoshta për shkak se trajtimet u përmirësuan gjatë pandemisë dhe pacientët e moshuar kishin filluar të vaksinoheshin nga vala e dytë.
Edhe
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
Rreziku i mpiksjes së gjakut në mushkëri te njerëzit që ishin shumë të sëmurë me COVID ishte 290 herë më i madh se normalja dhe shtatë herë më i lartë se normalja pas “COVID-it të lehtë”. Por nuk kishte rrezik të rritur të gjakderdhjes së brendshme në rastet e lehta.
Studiuesit nuk mund të shpjegojnë saktësisht pse këto mpiksje gjaku ndodhin pas shërimit nga COVID-19, por ata kanë disa teori. Mund të jetë efekti i drejtpërdrejtë i virusit në shtresën e qelizave që rreshtojnë enët e gjakut, një përgjigje inflamatore ndaj virusit ose trupi që bën mpiksjen e gjakut në momente të papërshtatshme.