Revista prestigjioze e modës “Vogue” e ka shkruar një artikull për këngëtaren me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa.
Ajo është listuar si e famshmja e përkryer nga e cila mund të inspirohemi për veshje të festave dhe ndejave të fundvitit, dhe ngjarjeve tjera speciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRevista madje e quan Lipën, mbretëreshë të modës e cila di si të krijojë pamje unike dhe mahnitëse.
Nga të qenit fytyra e koleksionit “Vjeshtë/Dimër 2021” të markës së njohur të modës Versace, me ç’rast ajo edhe parakaloi në sfilatën e prezantimit të këtij koleksioni nën tingujt e muzikës së saj, pastaj interpretimi mbresëlënës përkrah Elton Johnit e veshur me fustan vezullues të shtëpisë së modës “Balenciaga”, e deri tek ofrimi i një mori dukjesh fantastike, cool dhe seksi ku kishte veshur rroba të krijuara nga disenjatorë me famë botërore dhe stilistë të rinj të shkëlqyeshëm nga e gjithë bota, si Chet Lo, Marshall Columbia dhe Mowalola, superylli 26-vjeçar i popit e ka kaluar një vit të jashtëzakonshëm. Përveç si këngëtare ajo ka filluar që gradualisht të shndërrohet edhe në një ikonë të modës, dhe një personalitet shumë i kërkuar për bashkëpunim nga markat e njohura të veshjeve anembanë botës.
Këto janë 15 veshjet më të veçuara të Dua Lipës, të përzgjedhura nga revista “Vogue”…
{gallery}