Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa ndër 40 gratë legjendare në ballinën e “Vogues”

Këngëtarja me rrënjë shqiptare e me famë botërore, Dua Lipa, do të jetë një prej 40 grave legjendare, të cilat do ta mbulojnë ballinën e numrit të ri të revistës prestigjioze “Vogue”.

Numri i ri, i që do të jetë edicioni i 76-të i versionit prestigjioz britanik, përveç Lipës, do të përmbajë shumë personalitete të Hollywoodit dhe botës së modës.

Fotografitë e këtij edicioni, i ka bërë fotografi i mirënjohur Steven Meisel. Stilimin e veshjeve e ka bërë mjeshtri e kryeredaktori i revistës “Vogue”, Edward Enninful. Punën e Enninful, që po largohet me ballinën legjendare, e vlerësoi lartë Lipa, kur e bëri të ditur lajmin se do të jete njëra ndër gratë që do të mbulojë ballinën e re.

“Për Edwardin!!!! 40 prej nesh shkuam në studio në New York për ta nderuar shokun tonë Edward Enninful në edicionin e 76-të me radhë dhe të fundit në ‘Voguen’ britanike”, ka shkruar shqiptarja.

Ajo e ka quajtur Edwardin gjigant të industrisë së showbizit, i cili ka mbështetur secilën prej këtyre grave pjesë të ballinës karrierës së tyre duke u udhëhequr nga dashuria, besnikëria e pasioni.

Kjo do të jetë ballina e tretë e “Vogues” që mbulon Lipa.

Edhe Dua Lipa në ballinën e numrit ikonik të Harper’s Bazaar Showbiz Dua Lipa në ballinën e numrit ikonik të Harper’s Bazaar

“Ndihem shumë e lumtur që jam në mesin e këtyre grave të mrekullueshme”, ka thënë këngëtarja.

Krah Lipës janë gratë me ndikimin më të madh në botën televizive. Ndër to janë Oprah Winfrey, Jane Fodna, Miley Cirus, Cindy Crawford, Serena Williams, Victoria Beckham, Kate Mos, Naomi Campble, Linda Evangelista, Cara Delavingne, Ana Taylor-Joy, Gigi Hadid, Irina Shayk e Laverene Cox.

Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi