Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pse disa persona sëmurën rëndë nga COVID-19, e disa e kalojnë pa simptoma?

(CNN) – Kanë kaluar mbi shtatë muaj që kur nisi pandemia e koronavirusit, e cila ka trazuar jetët e secilit në Tokë. Dhe, ndonëse është e vërtetë se komuniteti shkencor ka mësuar shumë gjëra rreth koronavirusit dhe sëmundjes që e shkakton, COVID-19, hendeqe të shumta mbesin në njohuritë e tyre.

Një prej mistereve më të mëdha është se përse disa njerëz sëmuren shumë rëndë dhe madje edhe vdesin prej kësaj sëmundjeje, derisa disa njerëz tjerë nuk shfaqin simptome dhe mund edhe të mos e kuptojnë se janë të infektuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkencëtarët tashmë dijnë disa prej faktorëve kryesorë që e rrisin rrezikun e komplikimeve nga COVID-19: Të qenët mbi 60 vjeç, mbipesha, sëmundjet kronike, si diabeti, sëmundjet kronike si diabeti, sëmundjet e veshkëve apo mushkërive dhe kanceri. Njëkohësisht, afro-amerikanët dhe latino-amerikanët janë më në rrezik, sipas hulumtimeve.

Por, ekziston edhe një qëndrim tjetër, se persona të caktuar kanë një lloj mbrojtjeje nga virusi.

Sipas një studimi të publikuar rishtaz në gazetën “Nature Reviews Immunology”, një përqindje e madhe e popullsisë duket të ketë qelizat imune, që janë në gjendje të identifikojnë pjesë të virusit SARS-Cov-2, dhe se kjo u jep përparësi në luftimin e infeksionit. Me fjalë tjera, disa persona kanë një shkallë të caktuar të mbrojtjes.

“Ajo çfarë kemi gjetur është se njerëz që nuk kanë qenë të ekspozuar ndonjëherë… rreth gjysma e tyre kishin njëfarë reaktiviteti të qelizave-T’”, ka thënë për CNN-në bashkëautori i studimit, Alessandro Sette nga Qendra për Sëmundje Infektive dhe Hulumtime të Vaksinave në Institutin për Imunologji “La Jolla”.