Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Prostata burim i depresionit

Trajtimi i hormoneve mund të ndihmojë në kontrollin e kancerit të prostatës, por gjithashtu mund të rrisë rrezikun e depresionit, sugjeron një studim i ri.

Duke pasur parasysh se hormonet mashkullore të tilla si testosteroni stimulojnë rritjen e tumoreve të prostatës, medikamentet që përdoren për të ulur prodhimin e hormoneve përdoren për të trajtuar kancerin e prostatës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duhet të theksohet se përdorimi i tyre mund të çojë në efekte të rënda anësore, të tilla si mos mbajtja dhe impotenca.

Ky hulumtim ka treguar se meshkujt që janë në terapinë hormonale pas heqjes së prostatës, kanë 80 për qind rrezik më të lartë të zhvillimit të depresionit krahasuar me pacientët e tjerë, transmeton ksp.

Ndryshe, shumë njerëz me kancer bien në depresion, veçanërisht për ata me kancer të prostatës, pasi trajtimi shpesh ndikon në funksionin e tyre seksual.