Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Produktet me vlera ushqyese të mira për reduktimin e ankthit

A e gjeni veten vazhdimisht të shqetësuar dhe të stresuar në shumë raste? Dhe më pas gjeni ngushëllim tek alkooli, duhani apo edhe ngrënia e tepërt? Ndërsa dy opsionet e para nuk ndihmojnë në reduktimin e ankthit, ushqimi mund ta bëjë një gjë të tillë. Por, jo çdo ushqim si karbohidratet e përpunuara, hotdogu apo hamburgerët, por ushqimi i shëndetshëm dhe me vlera të larta ushqyese.

Ndërsa njerëzit e mendojnë ushqimin e shëndetshëm si të butë dhe të mërzitshëm, dietologët si kanë disa propozime që mund t’i konsumoni, të cilat jo vetëm që do t’ju ndihmojnë t’i ulni nervat por gjithashtu do të jenë të shëndetshëm dhe të shijshëm.

Manaferrat

Dëshira për sheqer është një simptomë e natyrshme e ankthit ani pse pas konsumimit të produkteve me sheqer pothuajse menjëherë do të ndiheni të lodhur. Prandaj, zëvendësojeni sheqerin me disa manaferra të cilat janë të mbushura me vitaminë C dhe antioksidantë që mbrojnë dhe riparojnë qelizat e dëmtuara dhe të stresuara. Pra, hani shumë boronica, manaferra e luleshtrydhe dhe ndjehuni të relaksuar.

Çajet

Edhe Dhjetë ushqime që ulin nivelin e stresit Lifestyle Dhjetë ushqime që ulin nivelin e stresit

Nuk është sekret që njerëzit nën presion dhe stres mbështeten tek pijet alkoolike dhe të ëmbla. Por a ndihmojnë ata me të vërtetë? Jo. Nuk ndihmojnë dhe përfundojnë duke krijuar më shumë dëme në trupin tuaj. Një zëvendësim i mirë për këto pije jo të shëndetshme janë çajet e ndryshme, si livanda, kamomili dhe çaji jeshil, përmbajnë antioksidantë që qetësojnë nervat. Pirja e tyre vjen me përfitimin shtesë të gjumit të mirë dhe detoksifikimit të trupit. Për më tepër, përgatitja e çajeve bimorë në shtëpi është shumë e lehtë dhe e kënaqshme.

Çokollata e zezë

Po, sheqeri i bën më shumë dëm nervave sesa që i qetëson ato. Prandaj, jo çdo çokollatë ndihmon me ankthin dhe stresin, por çokollata e zezë është ndryshe. Çokollata e zezë përmban përbërës të lëndëve ushqyese që përbëjnë antioksidantë, të cilët siç u përmend më herët, ndihmojnë me qetësimin e ankthit.

Arroret

Ushqimet e thata si arrat braziliane, lajthitë dhe bajamet konsiderohen burim i shkëlqyeshëm i antioxidantëve, proteinave dhe më e rëndësishmja magnezit, të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e neurotransmetuesve të trupit dhe mbështetjen e funksionimit të trurit.

Edhe Ushqimet që rrisin disponimin Lifestyle Ushqimet që rrisin disponimin

Vitamina C

Tashmë është fakt i njohur se vitamina C është një qetësues i madh i stresit, dhe për këtë arsye frutat si portokalli, limoni i gjelbër dhe rrushi ndihmojnë nervat. Përveç këtyre frutave, përfshirja e perimeve me gjethe jeshile si spinaqi, lakra dhe majdanozi në vaktet tuaja, gjithashtu rezulton të jenë shumë të dobishme për të lehtësuar ankthin.

Peshku

Ndërsa ngrënia e peshkut nuk është një opsion për të gjithë, varietetet e peshkut si sardelet dhe salmoni sjellin përfitime të mëdha për njerëzit me ankth. Arsyeja është se këta peshq përmbajnë nivele të larta të Omega-3, një acid yndyror që ruan funksionimin e trurit, si dhe balancon hormonet duke mbajtur kështu në kontroll edhe shëndetin tuaj mendor.

Edhe Ankthi mund të largohet duke ngrënë siç duhet Lifestyle Ankthi mund të largohet duke ngrënë siç duhet

Jogurti

Kosi i thjeshtë i shtëpisë apo edhe jogurti është i mbushur me probiotikë, diçka që është njohur prej kohësh për të ndihmuar me ankthin dhe depresionin. Përveç nëse jeni alergjik ndaj tij, nuk është e dëmshme të përfshini kos në vaktet tuaja, për të qëndruar të qetë dhe të lumtur.