Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Problemet shëndetësore që shkaktojnë zmadhimin e prostatës

Ka sëmundje që të gjithë mendojmë se mund t’i lidhim me moshën, dhe një shembull konkret është zmadhimi i prostatës.

Por në bazë të të dhënave nga Shoqëria Urologjike Italiane, ku bazohet AgroWeb.org, 10% e dyzetvjeçarëve në botë kanë shfaqur simptomat e para të problemeve me prostatën.

Hipertensioni, diabeti dhe kolesteroli mund të vendosin në rrezik shëndetin e prostatës para moshës së tretë.

Hipotrofia e prostatës, ose siç njihet ndryshe zmadhimi i këtij organi shkaktohet edhe thjesht nga parametra shqetësues të hipertensionit apo kolesterolit.

Hipertensioni shkakton 30% të rasteve të të prekurve nga kjo sëmundje.

Edhe Tri gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje ndërsa plakeni Lifestyle Tri gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje ndërsa plakeni

Ndërsa niveli i lartë i kolesterolit kap parametrat 25% të rasteve.

Një tjetër faktor që ndikon shfaqjen në moshë të re të zmadhimit të prostatës është dhe pesha e tepërt.

Personat që kanë probleme me peshën, sipas të dhënave dyfishojnë rrezikun e hipotrofisë.

Ndërkohë që diabetikët dhe personat që pinë më shumë se sa 10 cigare në ditë e rrisin probabilitetin me 57%.

Testosteroni, hormoni kyç

Sipas të dhënave mjekëve urolog, janë vënë re akoma dhe më shumë raste ku 40 vjeçarët kanë nivele shumë të ulëta të testosteronit.

Diçka e tillë vjen si pasojë e stresit, ushqimit në mënyrën jo të duhur dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Niveli i ulët i këtij hormoni nxit zhvillimin e problemeve me metabolizmin që si rrjedhojë krijon mjedisin perfekt për patologjitë urologjike.

Për të gjithë 40-vjeçarët është mirë që të fillojnë të kontrollojnë nivelet e këtij hormone.

Hapi i parë lidhet me ndryshimin në mënyrën e jetesës, por nëse ende vihen re vlera të ulëta atëherë në vëmendje duhet të jetë organizmi.

Ushqimet që duhet të përdorni nëse vuani nga zmadhimi i prostatës

Një dietë e pasur me fruta, perime dhe yndyra të shëndetshme mendohet që mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të prostatës.

Salmoni

Edhe Katër rregulla të ushqyerjes për të qëndruar në formë dhe për të jetuar më gjatë Lifestyle Katër rregulla të ushqyerjes për të qëndruar në formë dhe për të jetuar më gjatë

Ky peshk është i pasur me yndyra të shëndetshme siç janë acidet yndyrore të omega 3, që parandalojnë dhe luftojnë inflamacionin.

Por dhe peshqit e tjerë të rritur në ujëra të ftohta si sardelet dhe trofta janë të pasur me këto yndyra.

Domatet

Domatet janë plot me likopene, një antioksidantë që ndihmojnë qelizat e prostatës.

Kur ju gatuani me domate aktivizoni këto enzima dhe e bëni më të lehtë përthithjen e tyre nga organizmi.

Brokoli

Të gjithë perimet e kësaj familjeje përmbajnë një substancë të quajtur sulforafan.

Ajo lufton qelizat tumorale dhe ndihmon prostatën në funksionet e saj.

Arrorët

Arrat, lajthitë, bajamet dhe të tjera janë të pasura me zink.

Zinku është një nga mineralet thelbësore të prostatës pasi ndihmon në ekuilibrimin e testosteronit.

Agrumet

Edhe Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq Lifestyle Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Portokallet, limonët dhe qitrot janë të pasura me vitaminën C, e cila mbron gjëndrën e prostatës.

Përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën e përditshme krijon një mundësi për të eliminuar rrezikun e prekjes nga problemet me prostatën. /AgroWeb.org