Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pijet që përkeqësojnë kolesterolin dhe dëmtojnë zemrën

probleme me zemër

Pijet industriale të mbushura plot me sheqerna janë kudo dhe konsumohen nga shumica e njerëzve, duke nisur që nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit.

Ato janë bërë aq shumë pjesë e jetës së përditshme, pavarësisht efekteve të tyre negative që po zbulohen dita ditës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studimet thonë se njerëzit që pinë të paktën një pije të tillë në ditë, janë më të rrezikuar nga prania e yndyrave të këqija në gjak dhe rrjedhimisht nga sëmundjet e zemrës.

Pija e tepruar e këtyre lëngjeve me sheqerna artificialë nxit shfaqjen e dislipidemisë, një term që përfshin nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq.

Pijet që përkeqësojnë kolesterolin dhe dëmtojnë zemrën

Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia.

Ai ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë.

Ushqimet e përpunuara dhe pijet industriale me sheqer nxisin grumbullimin jo të shëndetshëm të kolesterolit në enët e gjakut duke i hapur rrugën sëmundjeve të zemrës.

Pijet industriale me sheqer dhe kolesteroli

Konsumi i përditshëm i pijeve të tilla industriale rrit me 98 për qind gjasat që një njeri i shëndetshëm të ketë nivele të larta të kolesterolit të keq në gjak.

Një gjë e tillë është faktor shumë i madh rreziku i aterosklerozës, atakut në zemër dhe ishemisë.

Ky rreziku ulet duke ndjekur dhe zbatuar një regjim të shëndetshëm ushqimor, siç është ai Mesdhetar.

Ky regjim rekomandon uljen e sasive të mishit të kuq dhe të karbohidrateve por konsumin më të rregullt të frutave, perimeve, peshkut, farave, drithërave të shëndetshme dhe yndyrave si vaji ekstra i virgjër i ullirit.

Heqja dorë nga këto pije është hapi më i duhur që mund të marrë një njeri, sepse sheqeri është fajtor për shumë probleme madhore në organizëm./agroweb