Lifestyle

Pfizeri thotë se doza e tretë lufton Omicronin

Kompania farmaceutike, Pfizer, ka bërë të ditur se dozat përforcuese të vaksinës mund të mbrojnë edhe ndaj variantit omicron të koronavirusit.

Pfizeri dhe partneri BioNTech kanë bërë teste sesi mund të reagojnë antitrupat për neutralizimin e Omicronit. Kompanitë kanë thënë se dy dozat e para kanë dobësuar ndjeshëm variantin, ndërkaq doza përforcuese ka ngritur nivelin e antitrupave deri në 25 për qind.

Dy kompanitë kanë deklaruar se dy doza do të jenë të nevojshme për mbrojtje nga përkeqësimi i gjendjes, por kanë konfirmuar se janë duke punuar në zhvillimin e një vaksine të veçantë kundër Omicronit. Të dhënat e publikuara nga kompanitë janë preliminare dhe ende nuk u është bërë rishikimi shkencor.