Përdoruesit e kanabisit zakonisht ndërlidhen me përtaci, dështim dhe apati, por në kundërshtim me stereotipin e njohur, një studim i ri pohon se ata janë ndër njerëzit më të kënaqur dhe më të suksesshëm.
Hulumtuesit e BDS Analytics i anketuan ata që konsumojnë kanabis dhe ata që nuk e konsumojnë atë, për të krahasuar një sërë faktorësh mendorë, socialë dhe financiarë, duke përfshirë kënaqësinë me jetën, qëndrimet ndaj prindërve dhe të dhënat e punës. Studimi i ka analizuar të dhënat e përgjithshme të dy shteteve amerikane të cilat votuan për legalizimin e kanabisit, Californisë dhe Colorados, transmeton koha.net.
Të dhënat nga California zbuluan se 20 për qind e përdoruesve të kanabisit kishin kryer magjistraturë, ndërsa në mesin e atyre që nuk janë përdorues kanë magjistruar vetëm 12 për qind. Sa u përket financave, konsumuesit i kishin 73.470 dollarë të ardhura, ndërsa ata që nuk konsumojnë kanabis 70.000 dollarë.
Rezultate të ngjashme ishin edhe në Colorado, ku në mesin e adhuruesve të kanabisit ishin 64 për qind të të punësuarve, ndërsa në mesin e kundërshtarëve 54 për qind. Gjithashtu, 64 për qind e konsumuesve në Californi krijuan familje, ndërsa të njëjtën e bënë 55 për qind e abstenuesve.
Sa i përket kënaqësisë me jetën, pothuajse pesë nga dhjetë konsumuesit në Kolorado u dakorduan se sot janë të kënaqur me jetën e tyre të para një viti, ndërsa të njëjtën e deklaruan katër nga dhjetë abstenuesit.
Edhe
Kanabisi nuk është trajtim efektiv për ankthin dhe shëndetin mendor
Hulumtimi ka treguar se njerëzit që përdorin kanabis janë më socialë, që shpesh argëtohen në rekreacion në natyrë dhe dalin vullnetarë.
"Përdoruesit e kanabisit janë larg nga karikaturat që përdoren në përshkrimin e tyre", tha Linda Gilbert, udhëheqëse e njësisë për kërkime.