Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pajisja mrekullibërëse për ata që vuajnë nga alergjia

Pajisja bën dritë dhe futet në hundën tuaj për të ndaluar reagimin e trupit ndaj polenit

Një pajisje e vogël që lëshon dritë kur futet në hundë po vlerësohet si mrekullibërëse për miliona persona që vuajnë nga alergjitë.

Lumimed është emri i pajisjes që pretendon t’ju çliroi nga alergjitë, por kjo ende nuk është aprovuar për përdorim në Britani të Madhe e SHBA.

Studimet e reja tregojnë se pajisja lehtësoi simptomat e alergjisë sezonale te 20 të sëmurë. Krijuesit e pajisjes, duke përfshirë edhe një mjek që themeloi një klinikë alergjie, shpresojnë se rezultatet premtuese do të arrihen vetëm atëherë kur ta shohin pajisjen të miratohet gjatë viteve të ardhshme.

Pajisja përdor terapinë e dritës për të penguar çlirimin e histaminave.

Drita që lëshon pajisja i shënjestron simptomat e alergjive, duke përfshirë rrjedhjen e hundës dhe sytë e përlotur.

Edhe Si të mbroheni nga alergjitë e sezonit Lifestyle Si të mbroheni nga alergjitë e sezonit

Pajisja Lumimed ka për qëllim edhe reduktimin e inflamacionit, që shkaktohet nga mukoza. Kjo gjithashtu vepron në mënyrë efektive kundër histaminës në vend të barërave që përdoren nga miliona njerëz për t’i reduktuar simptomat e alergjisë.

Pajisja lëshon dritë kur shtypet butoni dhe pas dhjetë sekondash lëshon një tingull dhe automatikisht ndalet. Teknologjia që njihet si fotobiomodulacion apo terapi laserike e nivelit të ulët, tashmë është në përdorim për t’i riparuar indet dhe për të larguar dhimbjen.

Shkencëtarët gjithashtu po konsiderojnë përdorimin e një rrezeje të ngjashme të kuqe për ta luftuar depresionin dhe sëmundjen e Alzheimerit.

20 pacientëve me alergji nga poleni tashmë u janë dhënë pajisjet Lumimed gjatë sezonit të polenit. Të gjithë e kanë përdorur atë dy herë në ditë.

Pas dhjetë ditësh nga pacientët u kërkua që ta matin me notë prej 0 deri në 3 nivelin e alergjisë së tyre, në mënyrë që të dihet se a ju ka ndihmuar pajisja gjatë rrjedhjes së hundës, syve, kruarjes së fytit dhe teshtitjes. Rezultatet pastaj u krahasuan me simptomat që i patën pacientët para se të përdornin Lumimedin.

Edhe Edhe të rriturit mund të zhvillojnë alergji sezonale Lifestyle Edhe të rriturit mund të zhvillojnë alergji sezonale

Disa vullnetarë gjithashtu kanë bërë një lloj kuizi për përdorimin e pajisjes dhe fleksibilitetin e saj gjatë përdorimit.

Studiuesit zbuluan se njëzet pacientët patën përmirësime në rezultatet e simptomave të tyre pas përdorimit të pajisjes dhe 40% prej tyre arritën te rezultati zero i notimit pas-simptomatik.

19 nga 20 pacientë e vlerësuan produktin si shumë të mirë për përdorim, përderisa 17 kanë thënë se pajisja është “e lehtë për t’u përdorur”.

Lumimed ofron një alternativë për ata të cilët nuk dëshirojnë të përdorin ilaçe për parandalimin e alergjive. Kështu kanë konkluduar studiuesit që udhëhiqen nga themeluesi i pajisjes Lumimed, dr. Denis Bouboulis. Ata gjithashtu kanë theksuar se nuk ka efekte anësore të njohura nga përdorimi Lumimed.
Pajisje të ngjashme të teknologjisë fotobiomodulare kanë raportuar më herët disa rreziqe që përfshijnë plakjen e parakohshme të lëkurës dhe kokëdhimbje të përkohshme që shkaktohet nga drita që lëshon pajisja.

Edhe Britania vë në dispozicion ilaçin e ri që mund të vonojë shfaqjen e diabetit të tipit 1 Lifestyle Britania vë në dispozicion ilaçin e ri që mund të vonojë shfaqjen e diabetit të tipit 1

10 milionë britanikë e 20 milionë amerikanë supozohet se vuajnë nga alergjitë nga poleni, bimët dhe bari.
Këto analiza po bëhen pasi që nivelet e polenit po i arrijnë majat e niveleve rreth vendit gjatë vikendit e po shkaktojnë mizori për miliona njerëz gjatë muajve të nxehtë.