Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se së shpejti do ta nisë testimin e tri ilaçeve ekzistuese për të parë nëse ato mund t’i ndihmojnë pacientët që vuajnë nga COVID-19. Tri ilaçet, sipas OBSH-së, mund të miratohen pas përfundimit të fazës së ardhshme të hulumtimit global për identifikimin e trajtimeve potenciale ndaj koronavirusit.
Ilaçet që do të testohen janë zgjedhur nga një panel i pavarur, bazuar në gjasat e tyre për t’i parandaluar vdekjet mes personave të hospitalizuar shkaku i infeksionit të rëndë me virus. Në testim do të përfshihen artesunati, një ilaç ky kundër malaries, bari kundër kancerit imatinib dhe infliximabi, i cili aktualisht përdoret te personat me sëmundje të sistemit imunitar.
-
BE-ja autorizon dy ilaçe për njerëzit më të rrezikuar nga COVID-19
-
BE-ja po shqyrton të dhënat e ilaçit të COVID-it
-
OBSH-ja synon të blejë ilaçe kundër COVID-19 për vendet e varfra
-
“Pfizeri” fillon testimin e një ilaçi oral për parandalimin e COVID-19
-
OBSH: Vaksinat janë efikase ndaj varianteve të reja të COVID-19