Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

BE-ja po shqyrton të dhënat e ilaçit të COVID-it

Agjencia Evropiane e Barnave në një qëndrim të saj tha se do t’i japin “BE-së rekomandime të gjëra në periudhën kohore me të shkurtër të mundshme në mënyrë që të ndihmojnë autoritetet kombëtare të vendosin mbi përdorimin e hershëm të pilulës, siç mund të jenë situatat emergjente”

Agjencia e Barnave e Bashkimit Evropian të hënën filloi të rishikojë pilulën e kompanisë “Merck” që trajton koronavirusin, në mënyrë që të udhëzojë autoritetet kombëtare të ilaçeve të bllokut 27-anëtarësh që duan të fillojnë përdorimin e saj para se të marrë miratimin zyrtar.

Agjencia Evropiane e Barnave në një qëndrim të saj tha se do t’i japin “BE-së rekomandime të gjëra në periudhën kohore me të shkurtër të mundshme në mënyrë që të ndihmojnë autoritetet kombëtare të vendosin mbi përdorimin e hershëm të pilulës, siç mund të jenë situatat emergjente”.

Agjencia me seli në Amsterdam do të japë rekomandimet derisa po vazhdon një vlerësim i thukët i molnupiravirit mbi mundësinë e shpërndarjes së tij në tregun e ilaçeve.

Tani për tani për shumicën e mjekimeve kundër COVID-19 nevojitet vaksinimi ose injeksion intravenoz. Pilula e gjigantit amerikan të barnave “Merck” është tashmë duke u rishikuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave të Shteteve të Bashkuara, pasi që rezultatet e para të testimit shfaqën rezultate mjaft inkurajuese. Të enjten, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që e miratoi atë.

Pilula në Mbretërinë e Bashkuar u aprovua për të rriturit 18 vjeç e sipër që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe që kanë të paktën një faktor që rrezikon shpërndarjen e sëmundjeve serioze, siç janë problemet me zemër dhe mbipesha. Pacientët me gjendje më pak të rënduar dhe jo shumë të rënduar mund t’i marrin katër pilula të ilaçit dy herë në ditë brenda pesë ditëve.

Edhe Rregullatori i BE-së do të vendosë për pilulën Pfizer kundër COVID-it deri në fund të janarit Botë Rregullatori i BE-së do të vendosë për pilulën Pfizer kundër COVID-it deri në fund të janarit

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara ka aranzhuar një takim publik për të rishikuar ilaçin molnupiravir. Kompania raportoi që në muajin shtator ky ilaç ka ulur për 50% rastet e hospitalizimit dhe vdekjeve.

Ilaçi synon një enzimë që koronavirusi e përdor për t’u riprodhuar, duke instaluar gabime në kodin e saj gjenetik që e ngadalëson aftësinë e përhapjes nëpër qelizat e njeriut. Ky aktivitet gjenetik ka bërë që disa ekspertë të pavarur të ngrehin pikëpyetje nëse ilaçi mund të shkaktojë mutacione që shpien në defekte gjatë lindjeve ose tumore.