Të gjithë duan të kenë më shumë kohë të lirë gjatë ditës, mirëpo kjo del të jetë diçka jo e mirë.
Sipas studimit të fundit, njerëzit janë më pak të lumtur dhe të kënaqur nëse ata kanë më shumë se shtatë orë të lira çdo ditë.
Sipas studimit, sa më shumë që ka kohë të lirë, njeriu është aq më i palumtur.
Hulumtimet e kryera nga Asociacioni Psikologjik Amerikan, tregon se pas dy orësh kohe të lirë, zvogëlohet niveli i mirëqenies, ndërkohë që, pas pesë orësh, ky nivel bie edhe më tutje.
“Njerëzit shpesh ankohen se janë shumë të zënë dhe thonë se duan më shumë kohë të lirë. Mirëpo ne kemi gjetur se mungesa e orëve diskrecionale në ditën e dikujt rezulton në stres më të madh dhe mirëqenie më të ulët subjektive”, ka thënë Marissa Sharif, profesor asistent e marketingut në shkollën The Wharton.
Sipas saj, derisa shumë pak kohë e lirë është e dëmshme, të pasurit shumë kohë të lirë nuk është gjithmonë diçka e mirë.
Edhe
Pesë minuta lëvizje në orë mund të rrisin performancën në punë
Hulumtuesit për të arritur deri te ky rezultat, kanë analizuar të dhënat e 21,736 amerikanëve të cilët morën pjesë në studim, ndërmjet viteve 2012-2013.
.