Të dhënat kanë qenë të shumta tash e sa kohë.
Fillimisht, shkencëtarët kanë zbuluar pacientë që janë shëruar nga infeksioni me COVID-19, por në mënyrë të mistershme nuk kanë pasur kurrfarë antitrupash ndaj virusit. Më pas, është bërë e ditur se kjo gjë mund të ketë ndodhur edhe me një numër të madh pacientësh të tjerë. E pastaj doli zbulimi se shumë prej atyre që kanë zhvilluar anitrupa, mbase i kanë humbur ato pas vetëm pak muajsh.
Thënë shkurt, edhe pse antitrupat janë dëshmuar që janë shumë efektive për pengimin e përhapjes së pandemisë, ato mund të mos e kenë rolin kryesor në imunitet, siç ishte menduar fillimisht, shkruan BBC, transmeton KOHA.
Nëse duam që të sigurojmë mbrojtje afatgjate, atëherë po bëhet përherë më e qartë se imuniteti duhet të burojë prej diku tjetër.
Por, derisa bota është e preokupuar me antitrupa, hulumtuesit kanë filluar ta kuptojnë se mund të ekzistojë edhe një formë tjetër e imunitetit – njëra e cila në disa raste ka mbetur e pavërejtur në trupin e njeriut ndër vite. Kësisoj, një qelizë e bardhë enigmatike po fiton vëmendje. Dhe megjithëse nuk ka qenë në vëmendjen e publikut më parë, ajo mund të dëshmohet si esenciale në luftën kundër COVID-19. E ky mund të jetë momenti i madh i qelizës T.
-
Jepet shpjegimi për njerëzit që rezultojnë negativë për COVID-19 pavarësisht ekspozimit
-
Imuniteti nga koronavirusi mund të zgjasë vetëm disa muaj
-
Analiza për antitrupat, kërkesë e madhe në kohë të koronavirusit
-
Studimi për COVID-19 nxjerr rezultate premtuese për pacientët më të rrezikuar
-
Studimi: Ftohja e zakonshme mund t’iu mbrojë nga COVID-19