Lifestyle

Studimi: Ftohja e zakonshme mund t’iu mbrojë nga COVID-19

Foto ilustrim - Ftohje

Personat të cilët kanë pasur një ftohje të zakonshme, mund të jenë më të mbrojtur nga infektimi me COVID-19.

Hulumtimi i botuar në “Nature Communications” që përfshinë 52 persona të cilët jetonin me dikë që sapo ishte infektuar me koronavirus, tregon që ata të cilët kishin qeliza specifike imune pas një ftohjeje, ishin më pak të rrezikuar për t’u prekur nga COVID-19.

Ekspertët thonë se askush nuk duhet të mbështetet vetëm në këtë mbrojtje dhe vaksinat mbeten kyçe. Por ata besojnë se gjetjet e tyre mund të ofrojnë një pasqyrë të dobishme se si sistemi mbrojtës i një trupi lufton virusin, raporton BBC.

COVID-19 shkaktohet nga një lloj koronavirusi, dhe disa ftohje shkaktohen nga koronaviruse të tjera - kështu që shkencëtarët kanë pyetur veten nëse imuniteti ndaj njërit mund të ndihmojë me tjetrin.

Mirëpo, ekspertët paralajmërojnë se do të ishte një "gabim i rëndë" të mendosh se kushdo që kishte pasur së fundmi një ftohje mbrohet automatikisht nga COVID-19, pasi jo të gjitha ftohjet shkaktohen nga koronaviruset.

Ekipi i Kolegjit Imperial në Londër donte të kuptonte më mirë pse disa njerëz infektohen me COVID-19 pasi janë ekspozuar ndaj virusit dhe të tjerët jo. Ata e fokusuan studimin e tyre në një pjesë thelbësore të sistemit imunitar të trupit, qelizat T.

Disa nga këto qeliza vrasin çdo qelizë të infektuar nga një kërcënim specifik, për shembull, një virus i ftohtë. Dhe, pasi të ketë kaluar i ftohti, disa qeliza T mbeten në trup, gati për të ngritur një mbrojtje kur ata të ndeshen më pas me virusin.